Home / Aktualitet / Hodhi të dashurën nga shkëmbi pas një konflikti banal, dalin detajet tronditëse për 30-vjeçarin grek

Hodhi të dashurën nga shkëmbi pas një konflikti banal, dalin detajet tronditëse për 30-vjeçarin grek

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur disa ditë më parë në Greqi, ku Dimitris Vergos, vrau të dashurën e tij duke e hedhur nga shkëmbi.

Mediat greke kanë publikuar një recetë që ka lidhje me trajtimin e Vergois, ku si përbërje kryesore kishte medikamentin “Rispelen”, një ilaç antipsikotik për pacientët që vuajnë nga skizofrenia.

Sipas informacioneve nga mediat në vendin fqinj, Dimitris Vergos, një javë para se të nisej për pushime me 26-vjeçaren Garyfallia, kishte vizituar një psikiatër, duke iu ankuar se nuk po ndjehej mirë. Ndaj dhe dyshohet se kohët e fundit mund që t’i ishin ndryshuar ilaçet.

Rispelen është një ilaç antipsikotik që i përket një klase të re të substancave antipsikotike që rrjedhin nga familja e benzisoxazoleve. Efekti i ndryshimit të medikamenteve dyshohet se mund të ketë çuar autorin e vrasjes drejt aktit ekstrem, megjithatë pritet që të vendoset nga ekspertiza mjeko-ligjore.

Ngjarja e rëndë mbrëmjen e 16 korrikut, ku 30-vjeçari hodhi nga shkëmbi të dashurën e tij Garyfallia, pasi një sherri banal që kishte nisur për ngatërresën e rrugës.

Check Also

Policia shoqëron djalin e Azem Hajdarit, i gjejnë drogë në makinë

Policia e Elbasanit ka shoqëruar sot në komisariat djalin e vogël të Azem Hajdarit, i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eight − 2 =