Home / Aktualitet / Historia mes Esatit dhe Avniut përcaktoi se kujt i çohen lule në varr: Avniut lule djalë!

Historia mes Esatit dhe Avniut përcaktoi se kujt i çohen lule në varr: Avniut lule djalë!

Nga Sadik BEJKO-

Kam bërë një shkrim, kohë më parë, ku them se nuk i bëjnë asnjë fajde Esad Toptanit shkrimet që shajnë dhe ulin Avni Rustemin. Prapë këto ditë del një shkrim që Rustem Avniun e quan patriot të parave.
Po Esat Toptani? Cili ishte raporti i tij me paratë?
Qen i parave. Hajdut klasi. Rrinte në pallatet më luksoze të Francës, me kurvat më luksi të kohës në Paris. Edhe mbretër e kishin zili për luksin afashinant. Esati njihte, (fuste duart, shitej në) gjithë monedhat e Evropës, por nuk dinte asnjë gjuhë evropiane. As shqipen e shkruar nuk e njihte ky turkoshak.
Kur e vranë, të vetët, familja e madhe Toptani, gruaja e tij, miqtë e lanë një vit në morgun e Parisit. E braktisën si një zagar. D lanë në morg me njerëzit pa identitet, në morg me lypsat pa njeri, me të vdekurit e rrugëve , me zezakët hamenj…me kurvat pa emër, pa shtet…
Serbia, vetën Serbia i dha varr. I doli për zot. Serbia edhe sot e respekton, ministrat e saj, edhe sot i çojnë lule mbi varr.
Asnjë nga familja, asnjë nga Shqipëria nuk i çon lule, kurora…atij Esad Toptanit të mjerë.
Ata që sot i dalin për zot, le të paguajnë serbët, le të paguajnë varrin…ta bienë varr këtu në Tiranë.
Por…deri tani Esadit i marrin pronat, deri tani ndjekësit e tij shajnë Avniun, deri tani… etj etj

Check Also

“Plasin” arrestimet ditën e sotme, i vihen prangat 24 vjeçarit në Përmet, policia i gjen dy shkelje

Një tjetër person është arrestuar gjatë kësaj të mërkure, nga Policia e Gjirokastrës. Shtetasi H.Sh, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two + eighteen =