Home / Bota / Historia e rrallë e 23-vjeçares, e kuptoi që ishte shtatzënë vetëm disa orë para lindjes

Historia e rrallë e 23-vjeçares, e kuptoi që ishte shtatzënë vetëm disa orë para lindjes

Kur një mësuese baleti në SHBA, filloi të përjetonte dhimbje të padurueshme dhe mendoi se mos kishte gurë në veshka, shkoi në spital dhe atëherë mësoi se ishte shtatzënë.

Lizzie Quah, 23 vjeçe nga Indiana e ka ndarë historinë e saj me ndjekësit në “Tik Tok”, teksa tregoi se si nxitoi për në spital pasi përjetoi dhimbje të padurueshme më 23 Qershor 2019.

Lizzie ishte drejtuar për në spital me bindjen se vuante nga gurët në veshka, pasi edhe në të kaluarën ishte diagnostikuar me këtë sëmundje. Në momentin që shkoi në spital, mjekët tentuan t’ia trajtojnë dhimbjen me ilaçe, por pas testeve rezultoi se ishte shtatzënë.

“E kuptova që isha në prag të lindjes vetëm atë natë. Vetëm pas katër orësh solla në jetë vajzën”, thotë Lizzie.

K.Gj

Check Also

COVID del jashtë kontrollit në SHBA,Donald Trump ndryshon mendje për maskat

Shtetet e Bashkuara shënuan një rekord të ri të infektimeve ditore me koronavisur, me mbi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × one =