Home / Kryesore / Hiqni çadrat nga çanta/ Mësoni parashikimin e motit për këtë javë

Hiqni çadrat nga çanta/ Mësoni parashikimin e motit për këtë javë

Java që lamë pas u karakterizua kryesisht nga moti i vranët dhe reshjet e shiut ndërsa sa i përket javës që presim përpara nuk do të jetë më nevoja të mbajmë cadrat me vete.

Duke nisur nga sot e deri ditën e Premte moti do jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore.
Ajo që vlen për tu theksuar për këtë javë janë temperaturat e ulta dhe të ftohta të mëngjesit të cilat në relievet malore do të jenë kryesisht në vlera negative.
Sa i përket erës, ajo do të jetë intensive dhe e fortë vetëm ditën e nesërme me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi e cila do të arrijë deri në 20-25m/s kryesisht përgjatëvijës bregdetare. Më pas duke nisur nga dita e Martë e deri në fund të javës era do të fryjë e qetë.

Check Also

Shqipëria nuk gjen qetësi/ Mbi 800 raste të reja, ja sa viktima u shënuan gjatë 24 orëve

Gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë, kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit 7 …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12 + 2 =