Home / Kryesore / “Himn në ditëlindën e tetëdhjettë të papës Gjon Palit II”

“Himn në ditëlindën e tetëdhjettë të papës Gjon Palit II”

Nga Çesllav MILLOSH-
Vimë te ti, si njerëz fe brishtë, Që të mund t’na forcosh me shëmbullin e jetës tënde Dhe të na çlirosh nga ankthi Për të nesërmën dhe vitin që vjen. Shekulli yt i njëzettë U bë i famshëm nga emrat e tiranëve të fuqishëm Dhe nga asgjësimi i shteteve të tyre grabitqare. E dije që duhëj të ndodhte. Ti predikove paqën: Se vetëm Krishti është zot dhe udhëzues i historisë.
Të huajt nuk kuptonin dot se nga vinte fuqia e fshehur E një rishtari nga Vadovica.[1] Lutjet dhe profecitë E poetëve, të cilëve paratë dhe përparimi ua neveriti, Ndonëse ishin të barabartë me mbretër, pritën ty Që ti, dhe jo ata, të mund shpallësh, urbi et orbi[2], Se shekujt nuk janë absurd por një rend i gjerë.
Bari që na u dha kur zotat ikën! Nën mjegullën mbi qytete, Viçi i Artë[3] shkëlqën, Turmat e pambrojtura garojnë për të ofruar sakrificën E fëmijëve të tyre në ekranët e përgjakshme të Molokut[4]. Në ajër, frigë, vajtim pa fjalë: Sepse deshira për të besuar nuk është e njëjtë si besimi.
Pastaj, papritmas, si tingulli i kthjellët i këmbanave për matins[5], Shenja jote e kundërshtimit, e cila është si mrekulli. Njerëzit pyesin, pa e kuptuar, si është e mundur Që të rinjtë e shteteve të pafe Mledhën në sheshe, krah për krah, Në pritje të lajmit dy mijë vjeçarë Dhe hedhin veten në këmbët e Vikarit[6] I cili përqafon me dashurinë e tij të gjithë fisin njerëzorë.
Ti je me ne dhe do jeshë që tani e tutje. Kur fuqitë e kaosit të ngrenë zërin Dhe pronarët e së vertetës të ngujohën nëpër kisha Dhe vetëm dyshuesit do qendrojnë besnik. Portreti yt në shtëpitë tona çdo ditë na kujton Se sa shumë një njeriu mund të arrisë dhe se si vepron shenjtëria.
Shqipëroi: Albert Bikaj

Check Also

Plas sherri në lokal/ Tentoi të vriste 27 vjeçarin, arrestohet i riu në Berat

Një konflikt ka nisur mes të rinjve në një lokal të Korçës, ku situata mund …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × three =