Home / Aktualitet / Himarë/ 39-vjeçari rreh kunatin dhe i shkatërron makinën

Himarë/ 39-vjeçari rreh kunatin dhe i shkatërron makinën

Një 39-vjeçar në Himarë është arrestuar nga policia, pasi ka dhunuar kunatin e tij.

Policia njofton se qytetari me iniciale H. M., pas një konflikti për motive të dobëta goditi me sende të forta dhe grushte kunatin e tij, 42-vjeçarin me iniciale S. A., të cilit më pas i dëmtoi edhe xhamin e automjetit.

Ai kallëzua nga kunati i dhunuar ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Kujtojmë se një sherr i ngjashëm u shënua edhe mëngjesin e sotëm në Tiranë. Pas një konflikti për motive të dobëta, babë e bir dhunuan dhëndrin dhe krushkun.

Check Also

U arrestua me 1 kg kokainë, ja kush është efektivi i RENEA-s/ FOTO

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me arrestimin në flagrancë të një efektivi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen + 9 =