Home / Aktualitet / Hetimi ndaj dy motrave që humbën babain nga Covid, Meta: Shteti që kërcënon me burg këdo që flet nuk është…

Hetimi ndaj dy motrave që humbën babain nga Covid, Meta: Shteti që kërcënon me burg këdo që flet nuk është…

Presidenti Meta në një konferencë urgjente për shtyp ka ngritur alarmin për katastrofën që e pret vendin për shkak të shifrave të larta në infektime dhe vdekje nga COVID 19. Gjithashtu ai ka akuzuar qeverinë se po ngre shtetin policor ku kujtdo që flet i kërcënohet liria. Gjitashtu ai ka bërë apel që të mos kihen prioritet koncesionet, por investimet në shëndetësi në përballimin e pandemisë:

“Mbështetja me e madhe duhet të kishte shkuar për bizneset që janë kërcënuar kaq shumë nga kriza, jo për koncesionet dhe s’ka kuptim që të shtoheshin kaq shumë pagesat për koncesionet, ndërkohë që këto presin por shëndetit i qytetarëve nuk pret.

Jeta nuk kthehet më, një tunel edhe bëhet më vonë, por do ishin shpëtuar shumë jetë nëse pajisje jetëshpëtuese do të kishin mbërritur në spitale dhe nuk do të kishim këtë vdekshmëri fatale në spital.
Por institucuionet merren me frikësimin e 2 vajzave që kanë humbuir të atin e tyre dhe ato nuk kanë gënjyer.

Padinë mund ta bënte spitali, mjekët por jo institucionet që kanë tjetër detyra me ligj. Nuk është ky shteti i së drejtës, shteti evropian që kërcënon njerëzit me burg që të mos hapin gojën.

Kjo për të shpërqendruar vëmendjen nga ekonomia dhe pandemia. /Fax Newa

Check Also

Lufta me COVID-19 / Vjen lajmi i mirë nga Kina

Autoritetet shëndetësore kineze njoftuan sot se kanë miratuar dy vaksina të reja kundër Covid, për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × five =