Kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela gjatë një prononcimi për mediat ditën e sotme, ndonëse jo në mënyrë të drejtëpërdrejtë, u tregua tepër kritik ndaj SPAK në lidhje me nisjen e hetimeve për dosjen “Ndragheta”.
Ai tha se nuk është përgjegjësi e Prokurorit të përgjithshëm të urdhërojë hetimet, duke e adresuar tek SPAK, duke theksuar se prokurorët janë të pavarur në detyrën e tyre.
Ai tha se prokurorët sot janë të pavarur për të nisur çdo hetim, për gjithçka ata kanë indicie, ndërsa mes të tjerave shprehu habi se pse mediat nuk u janë drejtuar këtyre të fundit për të marrë opinione në lidhje me pse nuk kanë nisur hetim për “Ndraghetën”.
“Unë mendoj që përtej garancisë që i është dhënë prokurorëve pertej garancisë për të marrë vendime, sot sistemi ka nevojë për rregullimin e balanceve.
Fragrantrizimi i prokurorisë i krijon prokurorisë. Për sa i përket asaj që ju interesoni. Është detyra e ccdo prokurori para ligjit.
Kjo vjen si rrjedhoje e një sërë procedurash për monitorimin e prokurove. Më pas vijojmë me të dhëna që i shkojnë KLP për marrje masash.
Udhëzimet e prokurorit të Përgjithshëm këto janë, pastaj sesi zbatohen nuk është detyra ime,” deklaroi Ccela.