Home / Kryesore / Heshtja e pakuptimtë e të heshturve të dijshëm…?

Heshtja e pakuptimtë e të heshturve të dijshëm…?

Odise Kote

Kur do të flasin të heshturit e dijshëm? dhe prej kohësh kjo pyetje më torturon.
Në ekrane, faqe gazetash, podiume auditoriumesh ndesh të njëjtët personazhe e autorë. Cinizëm, fjalë boshe, të përgjithshme, akuzues gjer në horror, llogaritarë dinakë që nuk i lënë hapësisrë ekspertizës, denoncimit profesionist e shkencor.

Shterpësi e dhembje koke!

Ku janë të duhurit, specialistët e detajit, të ekspertizës, shkencëtarët, akademikët ?
Një urtësi hebraike porosit : “ata që nuk janë të pranishëm, janë gjithnjë fajtorë ”.

Po a janë fajtorë të dijshmit tanë ?

A është fajtore Luljeta Bozo për heshtjen disavjeçare? Po të tjerët e ngjashëm, dijetarë, ekspertë, akademikë?

Si mund të flas, m’u ankua një ekonmist e ri, doktoruar në Harward. Duhet t’ju dhembë barku fort që të kuptoni se ç’ndodh. Po të paraqisni një tabelë analitike reale, të ulërasin, shpikin lloj-lloj anatemimesh, deri njeri i pashpirt, bukëshkalë, karierist që s’duroni askënd por doni të urdhëroni, intrigant, jashtë realitetit etj,etj.
E kam provuar, pohon një arkitekte e ardhur nga shkolla inxhinerike e Suedisë. Një ushtri e tërë m’u sul për të më rrëzuar, sapo kërkova hapësira publike për vepra arti e parku dhe pjesëmarrje të komunitetit në planifikim të hapësirës urbane. Nuk mund ta imagjinoni se ç’luftë të tmershme e të pandalshme bën mediokriteti me ata që përpiqen t’ja kalojnë!

Dhe shembuj të tjerë pafund…

O të dijshmit tanë të heshtur!

Eshtë e qartë se në Shqipëri, për mjaft arsye e rrethana historike do t’ju pengojnë, do t’ju gjuajnë me gurë, do t’ju shmangin e mërzisin, pasi pakkush ju dëshiron e ju pret krahëhapur. Gjeni guximin për tu ngritur mbi murin e lartë të stanjacionit, të “traditës së allishverisht”, të rehatisë intelektuale (topitjes së mendjes krijuese) dhe bërtisni !
Thoni të vërtetat dhe thyejeni heshtjen, nëse keni diçka të dobishme për të thënë !

Nuk është mirë të heshtni nëse jeni vërtet të mençur, e nëse nuk jeni aq të mençur, atëherë më mirë heshtni …!

Check Also

Itali, rikthehen shifrat e larta, vendi ndahet sërish në zona të kuqe dhe portokalli

Ditën e sotme në Itali janë regjistruar 477 humbje jete nga Covid. Sipas të dhënave …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 − 1 =