Home / Aktualitet / Helmohet kryeopozitari rus, bie në koma kundërshtari kryesor i presidentit Vladimir Putin

Helmohet kryeopozitari rus, bie në koma kundërshtari kryesor i presidentit Vladimir Putin

Kryetari i opozitës ruse, Aleksei Navalni, po mbahet nën terapi intersive në një spital të Siberisë, pasi rezulton i helmuar, sipas sekretares së tij të shtypit.

Navalni ishte në një fluturim nga Siberia drejt Moskës këtë të enjte, por avioni bëri një ulje emergjence për shkak të përkeqësimit të shëndetit.

Kira Jarmish, sekretarja e tij, tha për “Echo Moskvy”, një stacion radiofonik, se Navalni ishte mbushur me djersë dhe i kishte kërkuar që ta mbante me fjalë, që të ishte ende i ndërgjegjshëm.  Por kur kishte shkuar në banjë, kishte humbur ndjenjat.

Sekretarja dyshon se i është hedhur një substancë në çaj, gjëja e vetme që kishte pirë atë ditë. Tani ai është në koma, dhe mbahet gjallë nëpërmjet aparatit të frymëmarrjes.

Navalni është një avokat 44-vjeçar, kundërshtari kryesor i presidentit Vladimir Putin. Lajmet e tij kundër korrupsionit shpërndahen shumë nëpër rrjete shoqërore.

Ai është sulmuar në vitin 2017, kur i spërkatën dezinfektues në sy. Mbështetësit dhe familjarët e tij arrestohen herë pas ehre, si dhe u bëhen vazhdimisht kontrolle dhe presione nga policia ruse./EuroNews

Check Also

Paradoksi, “një populli deputet”

Nga Afrim KRASNIQI- Gjatë muajve të verës PD në opozitë nisi një proces propozimesh për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − 7 =