Home / Histori / HEIDEGGERI, TEKNOLOGJIA DHE ANKTHI

HEIDEGGERI, TEKNOLOGJIA DHE ANKTHI

Njeriu pa ankth nuk është njeri. Kierkeggard për këtë do thoshte se “Lopa nuk ka ankth, ajo madje është gjithnjë e lumtur”.
Sipas Heidegger, njeriu tashmë nuk mund të shpëtojë nga teknologjia, sipas tij ne nuk mund të heqim dorë nga teknologjia sepse gjithë sistemi jonë do të kolapsonte, por ajo cfarë ne mund të bëjmë është një lloj menaxhimi i saj dhe poashtu të promovojmë mënyra tjera të të jetuarit.
Njeriu sot jeton në një ambient thelbësisht teknologjik. Ne jemi të rrethuar me teknologji, cdo punë e jona, cdo veprim i joni sot nuk mund të mendohet pa teknologjinë. Madje kemi arritur deri aty sa ta largojmë edhe kontaktin e drejtpërdrejtë njerëzor, sot jemi më shumë ‘ONLINE’ se që jemi prezent. Njeriu sot ekziston më shumë si hije se sa si thelb.
Si për të mos mjaftuar kultura e individualizmit, sot teknologjia ka bërë që individi të izolohet edhe më shumë. Ky izolim ka bërë që njeriu ta humb kontaktin me të përgjithshmen, me absoluten, me natyrën, apo sipas Heidegger me “Qenien”. Teknologjia sot e ka ndryshuar edhe mënyrë e komunikimit. Sipas Heidegger komunikimi është element thelbësor në zhvillimin e njeriut si qenie e lirë. Me komunikim nuk bëhet fjalë për komunikim thjesht teknik-banal.
Në lidhje me këtë Heidegger thotë: “Ligjërimi apo komunikimi është mënyra përmes së cilës ne e artikulojmë inteligjibilitetin apo kuptimësimin e “të qënit në botë ”.
Me fjalë tjera, sot komunikimi shihet më shumë si shkëmbim informatash apo lajmesh. Ndërsa komunikimi për të cilin flet Heidegger, që ndodh fillimisht brenda njeriut, dhe pastaj mes njerëzve, ai komunikimi që kërkon të gjurmojë thelbin e natyrës njerëzore dhe ekzistencës njerëzore ka humbur. Një pjesë të fajit për këtë sipas Heideggerit e ka edhe teknologjia, që me qasjen e saj po e promovon një komunikim sipërfaqësor duke humbur atë komunikimin esencial, të ‘qenies’. Sipas Heidegger, teknologjia ka bërë që njeriu ta harroj qenien e tij. Dhe kur kemi parasysh se Heidegger këto kritika i bëri në një kohë kur teknologjia nuk ishte as afër nivelit të ditëve tona, e kuptojmë rezikun që na kanoset sot si shoqëri.
ANKTHI DHE TEKNOLOGJIA
Sipas Heideggerit ankthi ekziston tek njeriu me vet faktin e ekzistencës së tij. Pra ankthi si të thuash është bashkë me njeriun, një njeri pa ankth nuk është njeri. Kierkeggard për këtë do thoshte se “Lopa nuk ka ankth, ajo madje është gjithnjë e lumtur”. Nga kjo del se njeriu edhe po të dojë, nuk mund ta largojë ankthin por detyra e tij është ta menaxhojë atë. Kur flasim për ankth Heidegger mendonte ankthin e të qenit të vdekshëm, kur njeriu vetëdisohet se mund të vdes në cdo moment atëherë ai ka ankth.
Por qasja e njeriut ndaj ankthit nuk është gjithnjë e duhura sepse njeriu duke mos e pranuar ankthin si pjesë të qenies së tij ai mundohet ta largojë atë. Largimin e ankthit ai e bën ose me ilace, ose me ndonjë lloj droge, apo sot edhe përmes teknologjisë. Njeriu nuk është i vetëdishëm se kjo luftë për ta larguar ankthin është e humbur qysh në fillimi sepse nisja është e gabuar.
Sot një rrol të madh në këtë përpjekje të njeriut për ta larguar ankthin luajnë edhe rrjetet sociale, të cilat nuk ekzistonin në kohën e Heidegerit. Njeriu vazhdimisht është në ikje, në largim të vemendjes nga ajo që është esenciale për të si qenie. Teknologjia ka bërë që secili individ të mendoj se është në qendër të botës, madje edhe universit.
Kjo ‘kulturë teknologjike’ ka hapur një shteg të ri të njeriut: shtegun e një individi narcizit dhe rjedhimisht edhe të një shoqërie narciziste. Kjo nuk ndodh sepse teknologjia e ka bërë njeriun të tillë, por narcizimi duke qenë si potencial brenda njeriut, e ka gjetur mënyrë më të lehtë të shfaqejes përmes teknologjisë, përmes imazhit, përmes të qenurit në qendër. Narcizmi në thelb është kominikim imazhesh dhe jo kominikim i së brendshmes sic propozon Heidegger. Në thelb një kulturë e tillë është kulturë shkatërruese dhe jo krijuese. Njeriu këtu trajtohet vetëm si mjet.
Kjo është arsyeja pse Heidegger në pjesën e fundit të jetës së tij i kushtohet poezisë dhe artit. Poezinë dhe artin ai i shihte si të kundërta me teknologjinë. Përmes poezisë dhe artit ai tentoi të ndëtrojë një pol paralel, një pol të kundërt me teknologjinë, aty ku njeriu do të mund të prehej si qenie natyrore dhe humane. Poezia, krijimi, ishin rruga për të arritur tek thelbi i njerëzores, tek esneca, tek ‘qenia’. Njeriu duhet të komunikonte mbi pyetjet esenciale, ato të ekzistencës, të kuptimit. Poezia nuk shihet si komunikim sipërfaqësor por depërton në skutat më të thella të shpirtit.
Punoi: Ardian Batusha

Check Also

Vlora sërish në “lupën” e kontrolleve, FSHN dhe Policia zbarkojnë në qytetin bregdetar

Prej disa ditësh në qytetin e Vlorës, vijojnë kontrolle në rrugët kryesore. Policia e Vlorës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nine − three =