Home / Aktualitet / Hashash falas për çdo qytetar që bën vaksinën e Covid

Hashash falas për çdo qytetar që bën vaksinën e Covid

Shteti i Uashingtonit në SHBA ka nxjerrë “ofertën” e radhës. I vetmi shtet që arrin këtë nivel kreativiteti për të rritur që të vaksinohen. Të rriturit që do të bëjnë vaksinën do të marrin një “joint” (një cigare hashash) falas.

Bordi i Ushqimit dhe Kanabisit i Shtetit të Uashingtonit njoftoi të hënën se promovimi i quajtur “një teke për një vaksinë”, ishte efektiv sapo u publikua dhe do të zgjasë deri në 12 korrik.

Gjatë kësaj kohe janë shitësit e licensuar që do t’u shpërndajnë të rriturve mbi 21 vjeç dozat e hashashit. Një kur të bëjnë dozën e parë dhe një kur të bëjnë dozën e dytë.

Bordi tha se “ka marrë kërkesa të shumta nga të licencuarit me pakicë të kanabisit për t’u angazhuar në promovime për të mbështetur përpjekjet shtetërore të vaksinimit”. Bordi kohët e fundit lejoi që një birrë, verë ose koktej të sigurohej pa ndonjë kosto për ata 21 vjeç ose më të vjetër që vaksinohen deri më 30 qershor.

Check Also

Gjata: Betejën e kemi me Ramën dhe modelin e tij, në PD do të hyjë fryma e re

Partia Demokratike do të zhvillojë në 17 korrik, mbledhjen e kuvendit Kombëtar, ku do të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 + twenty =