Home / Aktualitet / Harxhi: Nga Këshilli Kombëtar i PD ika vetë

Harxhi: Nga Këshilli Kombëtar i PD ika vetë

Ish-kandidatja për kreun e Partisë Demokratike, Edith Harxhi ka qenë e ftuar ditën e sotme në një intervistë për moderatorin e Fax News, Rezeart Xhaxhiu, për të folur për largimin e saj nga Këshilli Kombëtar i PD-së.

Edith Harxhi deklaroi se ajo nuk ‘u flak’ nga Partia Demokratike, por zgjodhi të largohej vetë për shkak të gjendjes ku kjo parti ka përfunduar prej Lulzim Bashës.

“Kam qenë në PD që në ditën e themelimit të saj. Nuk është se jam flakur nga Këshilli Kombëtar. Kam dhënë dorëheqjen në vitin 2018 me dëshirë të plotë, sepse shikoja që PD nuk po shkonte në drejtimin e duhur. Nuk pajtohesha me shumë nga qëndrimet, përfshirë marrëveshjen e 18 majit 2017. Nuk prisja që do më nominonin në Këshillin Kombëtar. Edhe vetë nominimi pa më pyetur mua ishte një “trick” i zotit Basha për të treguar që ai po mundohet të afrojë kundërshtarët. Nuk besoj në zgjedhjet e Këshillit Kombëtar. PD nuk ka bërë zgjedhje transparente. Janë përjashtuar mijëra demokratë nga kutitë e votimit. Unë ato zgjedhje i konsideroj nul. Kam kundërshtar qëndrimet e Bashës që në vitin 2017 dhe isha në listën e të përjashtuarve“, tha Harxhi.

Rezeart Xhaxhiu e pyeti drejtëpërdrejtë Edith Harxhin nëse të qenurit mikeshë e Argita Berishës e ka ndihmuar në PD, ajo u shpreh se kjo gjë nuk ka ndodhur.

“T’ju them të drejtën unë kam pasur dhe kam një miqësi të vjetër me Argitën. Kemi bërë të njëjtën shkollë nga fillorja. Ashtu siç kam pasur me anëtarë të tjerë të familjes Berisha. Por duke qenë se kam punuar në zyrat e PD kuptohet që ata kam pasur një njohje me të afërt me z. Berisha vetë. Sa më ka ndihmuar kjo nuk mund ta them, sepse të tjerë u bënë ministra apo zv.Ministra. Por unë gjithmonë kam qenë vetëvetja dhe nuk kam pritur asgjë”, theksoi Harxhi.

Më tej Edith Harxhi u shpreh se karriera e saj politike vetëm sa ka nisur dhe mbështetja e saj do të jenë demokratët që mendojnë njëjtë si ajo, të cilet sipas saj po rriten çdo ditë e më shumë.

“Partitë shqiptare nuk kanë debat, nuk dëgjohet mendimi i lirë, nuk ka garë. Ideja e kandidimit tim ishte kjo, pra të sfidoja politikën shqiptare në përgjithësi dhe të tregoja se ka mbetur një fije morali në shoqerinë shqiptare. Dikush duhet t’i tregojë vendin këtyre politikanëve që ju ka ardhur fundi. Nëse do të lejoheshin zgjedhjet e lira, atëherë zoti Basha nuk do të ishte sot kryetar i PD-së. Karriera ime politike sapo ka nisur. Nuk e kam pasur këtë ambicie politike në vitin 2013. Kjo ambicie më ka lindur më vonë. Do vazhdoj të militoj gjithmonë në PD. Sapo kam nisur rrugëtimin politik në një shkallë tjetër tashmë. E para asnjë beteje nuk bëhet e vetme. Do të vazhdoj fuqishëm dhe ne jemi një grup i konsoliduar, që rritet çdo ditë e më tepër. Janë qindra anëtarët e PD që na bashkohen. Ky aksion do të vazhdojë. Opozitarizmi nuk do të thotë që të jesh patjetër pjesë e një forumi të një partie. Do vazhdoj njësoj të bëj opozitaren. Aleati më i fortë i joni janë anëtarët e PD-së. PD është shumë e madhe. Po flasim për 120 mijë anëtarë. Aleatët janë aty. Qindra demokratë të dëshpëruar nga gjendja ku ndodhet opozita, kanë filluar që të shprehin pakënaqësitë në rrjetet sociale. Këta persona i bashkohen çdo ditë opozitarizmit tim”, deklaroi Harxhi.

Check Also

Ekzekutoi bashkëfshatarët pasi pinë gjithë natën bashkë / Ja si paraqitet gjendja shëndetësore e 52-vjeçarit të plagosur sot me snajper nga RENEA

Të tjera të dhëna kanë dalë në lidhje me plagosjen e një 52-vjeçari, i cili …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen + ten =