Home / Kryesore / Harroni ditët me diell/ Këtë javë përgatituni për temperatura dimërore

Harroni ditët me diell/ Këtë javë përgatituni për temperatura dimërore

Moti këtë javë do të pësojë ndryshim krahasuar me ditë të tëra plot diell.

Kështu ditën e hënë kthjellimet e mëngjesit do t’i lenë vendin dendësimit të vranësirave të cilat në pjesën bregdetare do të pasohen nga shi i dobët.
Ditën e martë e deri mëngjesin e së mërkurës në vend do të mbizotërojnë vranësirat e dendura dhe reshjet e shiut. Këto, do të jenë të intensitetit mesatar në mesditë deri në mbrëmje, ndërsa në pjesën bregdetare kryesisht në brigjet e Jonit në formën e shtrëngatave me rrufe. Në majat e maleve, kryesisht në verilindje reshjet do të kthehen në dëborë të përkohëshme.
Kjo situatë do të marrë kthesë të menjëhershme të enjten dhe të premten ku do të mbizotërojë moti me diell dhe vranësirat kalimtare në zonat malore.

Sa i përket temperaturave do të pësojnë ndryshime të ndjeshme veçanërisht mëngjesin e së premtes. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, mëngjeset e së enjtes dhe të premtes duhet të përgatiteni për veshje dimërore!/CNA.al

Check Also

Shkarkimi i Luan Dacit nga KPA, flet Zaçe Islami

Avokati Zaçe Islami ka qenë i ftuar sot në Fax news, ku ka folur lidhur …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 5 =