Home / Kryesore / Haradinaj: Nëse do ta ruanim taksën e mallrave deri më 4 shtator, do t’ia merrnim Serbisë njohjen

Haradinaj: Nëse do ta ruanim taksën e mallrave deri më 4 shtator, do t’ia merrnim Serbisë njohjen

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj foli për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka treguar për prapaskenat e Samitit të Berlinit dhe presionin e madh për heqjen e taksës 100 % ndaj Serbisë.

Haradinaj thotë se nëse do të ruhej taksa deri më 4 shtator kur edhe u mbajt takimi i Washingtonit nën ndërmjetësimin e Administratës së Donald Trump, atëherë sipas tij nuk do të hiqej pika e 10-të, ku i kërkohej Serbisë që të njoh pavarësinë e Kosovës.

“Nëse do ta ruanim taksën deri më 4 shtator, atëherë pika e 10-të s’do të hiqej”, ka thënë Haradinaj.

Check Also

21 kandidatë rezultojnë të dënuar, partitë politike bëjnë menjëherë zëvendësimin

Partitë politike i kanë zëvendësuar 21 kandidatë nga listat e tyre për shkak të problemeve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten + 17 =