Home / Kryesore / Haraçi i rëndë që do të paguajnë shqiptarët për Milot-Fier

Haraçi i rëndë që do të paguajnë shqiptarët për Milot-Fier

Klodian Tomorri/

Tarifa e 7.5 euro per 100 kilometer qe do te paguhet ne rrugen Milot-Fier eshte 2 here me e rende se niveli maksimal qe mund te perballojne familjet shqiptare. Ky eshte nje nga sukseset me te medha te projektit, me te cilin qeveria po vetelavderohet.

Ne vitin 2015, qeveria shqiptare pajtoi kompanine greke Egnatia Odos per te perpiluar strategjine kombetare te rrugeve me pagese. Ne strategji, kompania greke studioi dhe nivelin maksimal te tarifes qe mund te perballojne qytetaret shqiptare per te kaluar ne rruge.

Ne fakt, metoda kryesore se si llogaritet tarifa maksimale e kalimit ne rruge qe mund te perballojne familjet eshte standard ne te gjithe boten. Ajo bazohet ne strukturen e shpenzimeve te buxheteve familjare. Me konkretisht, tek shuma e te ashtuquajturave shpenzime te luksit, pra shpenzimet qe familjet bejne per hotele, restorante, kulture, rikrijim, alkol dhe cigare. Keto zera shpenzimesh konsiderohen si me elastiket, nje pjese e te cilave mund te shkurtohen.

Sipas anketes se buxheteve familjare te vitit 2015, nje familje shqiptare shpenzon mesatarisht 94 euro ne muaj per kategorite e siperpermendura. Mbi kete baze, Egnatia Odhos i keshilloi qeverise se tarifa maksimale e kalimit qe mund te perballojne familjet shqiptare per kalimin ne rruge eshte 3.5 euro per 100 kilometer. Por sipas studimit, niveli optimal do te ishte 2 euro per 100 kilometer, cka do te rriste shpenzimet ekstra te familjeve per transport me 22 per qind ne muaj.

Por ne rrugen Milot-Fier, tarifa e propozuar do te jete 7.5 euro per 100 kilometer pa TVSH ose 9 euro per 100 kilometer me TVSH. Pra kjo tarife do te jete 3 here me e larte se niveli optimal dhe 2 here me e larte se niveli maksimal i perballurshmerise qe ka sugjeruar konsulenti.

Meqenese keto tarifa bazohen ne anketen e buxheteve familjare te 2015-es, do te duhej qe ne 5 vitet e fundit, buxheti i familjeve shqiptare te ishte dyfishuar per te perballuar tarifen 7.5 euro. Por, sipas INSTAT, krahasuar me vitin 2015 PBB nominale eshte rritur me vetem 19 per qind, ndersa ajo reale me vetem 13 per qind.

Per ta thene me shkurt tarifa e kalimit prej 7.5 euro per 100 kilometer eshte nje harac i rende dhe i paperballueshem per familjet shqiptare. Kjo do e beje kalimin ne rrugen Milot-Fier te paperballueshem per shumicen e popullsise. Edhe pse qeveria premton se do te kete rruge alternative pa pagese, ky eshte nje film qe shqiptaret e kane pare njehere me rrugen Durres-Kukes.

Tarifa e larte e kalimit ne Milot-Fier eshte rezultat i fryrjes se kostos se rruges, 1.2 miliarde euro pa shpronesimet. Ne kete pike, serish vlen e njejta pyetje per qeverine.
Kush e ka bere studimin e fizibilitetit ekonomik te rruges Milot-Fier, me cfare procedure u perzgjodh konsulenti dhe kush e pagoi? Ketu nis gjithcka.

Check Also

Aksident tragjik/Përplasen 2 motorrët, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Peqin. Burime bëjnë me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 4 =