Home / Aktualitet / Hapja e shkollave/ A do të fillojë mësimi si normalisht? Flasin autoritetet në bazë të studimit

Hapja e shkollave/ A do të fillojë mësimi si normalisht? Flasin autoritetet në bazë të studimit

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, dhe ajo e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kanë dalë në një komunikim për mediat në lidhje me rinisjen e procesit mësimor në Shtator dhe protokolleve që duhet të ndiqen.

Shahini tha se shkollat që plotësojnë kriteret, do të vijojnë procesin mësimor normalisht në bazë të zbatimit të disa protokolleve, ndërkohë që ku ka shumë nxënës do të vijojë me turne.

Po shikojmë disa skenarë për hapjen e shkollave. Kemi parë modelet e vendeve të tjera si Gjermania dhe Zvicra pa bërë shumë ndryshime sepse kanë klasa me pak nxënës. Vendet e rajonit kanë vendosur t’i hapin shkollat pjesërisht. Ne duam t’i hapim shkollat për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar.

Ato do të hapen sipas protokolleve të caktuara. Do të bëhen me turne kur ka shumë nxënës. Aty ku ka shkolla me shumë nxënës do të hapen me turne, ndërsa ku ka pak nxënës do të nis normalisht në bazë të protokolleve”, tha Shahini.

Nga ana e saj Manastirliu tha se një studim ka treguar se në qendrat arsimore nuk ka pasur përveç rasteve sporadike përhapje të virusit.

Një studim ka treguar se infektimi në shkolla ka qenë i rrallë, por ato do të hapen nën kushte strikte të higjenës, distancimit fizik dhe protokolleve të caktuara. Pavarësisht rasteve sporadike nuk kemi pasur shpërthim në nëpër institucione të tilla.”, tha Manastirliu.

Check Also

Shqiperia e shoqerise distopike

Shaban MURATI- Shqipëria është bërë një shoqëri distopike. Peshqit e mëdhej, që janë në postet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × three =