Home / Aktualitet / Hapja e fushatës, ambasada e SHBA: Do të marrim masa ndaj atyre që pranojnë ose nxisin dhunën!

Hapja e fushatës, ambasada e SHBA: Do të marrim masa ndaj atyre që pranojnë ose nxisin dhunën!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës iu ka drejtuar një thirrje politikanëve dhe votuesve shqiptarë pas hapjes së fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit dhe paralajmëron të gjithë ata që mendojnë të shkaktojnë probleme gjatë saj.

Selia e përfaqësisë amerikane kërkon nga qytetarët të ushtrojnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre në këto zgjedhje dhe të votojnë kandidatët që ofrojnë të ardhme më të mirë dhe i bën apel liderëve politikë të refuzojnë dhunën në funksion të integrimit europian.

“Ne u bëjmë thirrje të gjithë partive, udhëheqësve dhe votuesve që të përfshihen plotësisht dhe me përgjegjësi në ushtrimin e të drejtave dhe përgjegjësive të tyre. Nxisim partitë të paraqesin ide dhe kandidatë që pasqyrojnë respekt për votuesit. Presim nga udhëheqësit që të shfaqin udhëheqësi, përfshirë edhe duke u siguruar që partitë dhe kandidatët e tyre sillen në përputhje me ligjet elektorale dhe standardet ndërkombëtare, duke refuzuar qartë dhunën dhe duke treguar se ata me të vërtetë do të ishin të denjë për të udhëhequr dhe përfaqësuar Shqipërinë.

Ne do të marrim masat e duhura në përgjigje të atyre që pranojnë ose nxisin dhunën, pranojnë ose nxisin shkeljen e ligjeve zgjedhore dhe standardeve ndërkombëtare, apo ndryshe përpiqen të  minojnë integritetin dhe besimin në procesin zgjedhor dhe rezultatet e tij”, shkruhet në njoftimin e ambasadës.

Check Also

Kush janë deputetët që do hetojnë Metën, mazhoranca përdor “të djegurit” për të çuar deri në fund luftën me presidentin

Detaje të reja janë mësuar nga nisma për të shkarkuar presidentin Ilir Meta. Burimet bëjnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 − 14 =