Home / Aktualitet / Hapi fushatën e PD, përlotet Açka: S’di të mbaj fjalime politike, por…

Hapi fushatën e PD, përlotet Açka: S’di të mbaj fjalime politike, por…

Ka nisur zyrtarisht fushata elektroale e Partisë Demokratike, teksa ka mbërritur në sheshin “Nënë Tereza” Kryedemokrati Lulzim Basha.

ASjo që ka hapur fushatën elektorale ka qenë shkrimtarja Flutura Açka, candidate për deputete në qytetin e Elbasanit.

Gjatë nisjes së fjalës së saj Açka madje edhe është përlotur.

“Unë jam Flutura Açka, shkrimtarja shqiptare. Të nderuar shqiptarë dhe demokratë, të nderuar kandidatë, i nderuar zoti Basha. Unë nuk di të mbaj fjalime politike, por di të flas me zemër. Si njeri i mësuar me dekada me vesin e bukur të vetmisë, edhe pse jam njeri i fjalës, nuk e kam të lehtë të ndaj emocionin, nis edhe më merret goja kur flas për gjëra shumë të dashura. Një nga këto gjëra të dashura është edhe të jesh këtu sonte me një përgjegjësi të jashtëzakonshme” tha ajo.

Kampi blu do të prezantojë të gjithë kandidatët në sheshin “Nënë Tereza”. Ata ishin të vendosur në një podium ngjitur me skenën kryesore.

Demokratët kanë menduar që pavarësisht masave të pandemisë në shesh të kenë edhe simpatizantë të ndryshëm, por siç mund të shihet, janë shkelur nga të pranishmit rregullat e pandemisë. Një folës bën thirrje vazhdimisht që ata të mbajnë distancën dhe maskat mbrojtëse kundër virusit.

Check Also

Sherr te Liqeni i Thatë në Tiranë, 2 të rinj godasin me sende të forta një person

Një sherr mes disa personave ka ndodhur te Liqeni i Thatë në Tiranë. 2 të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three + one =