Home / Moti / Hakil Osmani zbulon si do të jetë moti për fundjavë

Hakil Osmani zbulon si do të jetë moti për fundjavë

Meterologu Hakil Osmani në një lidhje me skype për Fax News, ka zbuluar si do të jetë moti këtë fundjavë, por edhe fillimin e javës së ardhshme.

Teksa prej ditësh vendi është karakterizuar nga mot i paqëndrueshëm, Osmani tha se e njëjta situatë do të përsëritet dhe nesër, ndërkohë që të dielën do të ketë prezencë më të madhe të kthjellimeve.

E megjithatë, pavarësisht temperaturave që do të shkojnë deri në 32 gradë celsius, Osmani tha se nuk përjashtohet mundësia e reshjeve lokale të shiut në mesditë. Sa i takon javës së ardhshme, Osmani tha se pritet që të kemi mot të kthjellët dhe të qëndrueshëm.

“Dita e shtunë ka kthjellime në pjesën e parë të ditës, pasdite do të krijohen mundësi për reshje shiu. Mbrëmja e të shtunës rikthen motin e kthjellët, që do të zgjasë dhe ditën e dielë, një pjesë e zonës qendrore dhe malore do të kenë sërish reshje lokale shiu përgjatë mesditës.

Javën e ardhshme do të kemi rikthim të motit të kthjellët, është vënë re një ndryshim i shpeshtë i vlerave termike. Të dielën do të kemi një rritje të temperaturave që do të shkojnë deri në 32 gradë celsius.

Temperaturat e larta krijojnë mundësinë e reshjeve afatshkurtra, janë masa që vijnë nga veriperëndimi, kemi avullim të menjëhershëm të sipërfaqeve të ujit, që shkaktojnë edhe reshjet”, u shpreh Osmani.

Për t’ju bashkuar grupit të F

Check Also

Ditë me diell, rriten sërish temperaturat

Dita e sotme parashikohet të jetë një nga më të ngrohtat për këtë javë. Sipas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 + 11 =