Home / Aktualitet / Haki “hashashi” po promovohet si Çako “zjarri” në gjithë vendin

Haki “hashashi” po promovohet si Çako “zjarri” në gjithë vendin

Arber Dalmati/ 

Shqiperia eshte nen zjarre. Disa qindra e mijera hektare pyje e mjedise te gjelbëruara jane shkrumbuar qe nga janari i ketij viti deri me sot. Madje ditet e fundit flaket jane bere alarmuese. Jane 329 vatra zjarri qysh që prej muajit janar deri ne korrik, sipas drejtorit te përgjithshëm te Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako.

Mjafton titullari i ketij institucioni, qe eshte transformuar si agjenci, te rikujtosh se sa i perputhshem dhe i gjendshem eshte per fatkeqesi dhe krime qe i perkasin vendit, ky zoteri qe quhet Haki. Kontributi me i madh i tij ne pervojat drejtuese lidhet me hashashizimin e Shqiperise gjate kohes qe ishte kryepolic i vendit. Nje kryepergjegjes i pahetuar dhe qe me kohe duhej te ishte subjekt i SPAK apo i organeve te tjera te hetimit.

Sot, pas gjashte muaj zjarre neper Shqiperi ky zoteri gjeti kohe te dale ne konference per nje deklarate, duke na thene se jane zjarre te qellimshme. Po pse duheshin shtate muaj zjarre more Haki, qe te na dilje sot e te na thoje se : jane te qellimshme?!?!

Madje nuk ia perton te pohoje sikur te jete ende ne krye te policise se ” po punon per te bere te mundur arrestimin e tyre”. Kjo eshte qesharake! Madje u eshte drejtuar edhe bashkive se nuk qenkan treguar bashkepunuese! Ky eshte nje qendrim skandaloz parazitari i nje drejtuesi per emergjencat kombetare. Se si dhe ne ç’menyre e kryen detyren ky njeri qe nuk ka asnje lidhje dhe aq me teper kulture per trajtimin e emergjencave civile, kjo eshte nje gje qe e di vetem Rama qe e mban te rekrutuar prane vetes. Por demet qe i sjell ky zoteri me paaftesine e tij vendit dhe pasurise natyrore te vendit, jane te papeshueshme. Ky zoteri madje ankohet se e kane lodhur kerkesat e bashkive se nuk paskan “ezauruar te gjitha kapacitetet e tyre, për të cilin thekson se është në shkelje të ligjit, duke i paralajmëruar se do të mbajnë përgjegjësi”.

Drejtori i Pergjithshem i Emergjencave po flet dhe demostron vetem mentalitetin e kryepolicit. Nderkohe qe institucioni qe ai drejton do te duhej me kohe te vihej nen hetim per nje fatkeqesi te tille dhe qe zgjat prej shtate muajsh, siç jane zjarret ne vend. Por mesa duket, fati i mosndeshkimit te tij paska harruar ta takoje!!!
Deri tani ai eshte nje numerues indiferent i zjarreve qe kane prekur bashkitë si Shkodra, Fieri, Gjirokastra, Kukesi, Tirana, Elbasani, etj.

Nderkohe qe ne deklaraten e sotme publike vete kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile zoti Haki shprehet si nje administrator diletant se “gjatë kësaj periudhe ka kryer edhe rolin e kontrolluesit dhe hetuesit”. Se si mund t’i lejohet nje agjencie te emergjencave te hetoje njesi apo administrata civile te bashkive, kete vetem logjika e nje ish kryepolici te formuar para ’90-es mund ta pranoje!

Shtimi i zjarreve, provat e pamjaftueshme te shkathtesise dhe energjise nderhyrese ne fatkeqesi natyrore si termetet e ndodhura se fundi ne Durres, Kruje, Tirane e Laç apo permbytjet e herepashershme, jane prove e mjaftueshme qe kryeministri Rama te kujtohet se drejtues te tille te konsumuar e te perdorur, te akuzuar e pashmangshmerisht edhe te akuzuar juridikisht ne te ardhmen, te mos i mbaje me si drejtore te fatkeqesise dhe demit kombetar. Hakiu qe hashashizoi Shqiperine, tashme po promovohet si Çako zjarri dhe shkrumbi i vendit.

Check Also

Rama kërkon të bëjë ‘PAQE’ me Bushatin, ja posti i rëndësishëm që i ofron

Kreu i qeverisë Edi Rama kërkon të rikthejë në radhët e veta ish-ministrin e Jashtëm …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 − 9 =