Home / Kronike / Habiten italianët, çifti i moshuar shqiptar kapet duke trafikuar kokainë

Habiten italianët, çifti i moshuar shqiptar kapet duke trafikuar kokainë

Policia e Triestes ka arrestuar dy çifte, pasi akuzohen për trafik të drogës.

Një nga çiftet janë shqiptarë, përkatësisht 84 dhe 55 vjeç, ndërsa tjetri italian dhe janë 56 e 53 vjeç.

Ata akuzohen për shitje të kokainës. Karabinierët kanë hetuar gjithashtu 7 si të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme kriminale, shkruajnë mediat italiane.

Sipas hetuesve, dy shtetasit shqiptarë furnizuan çiftin italian nga banesa e tyre në Vento, e cila ishte kthyer në një lloj supermarketi të drogës, nga ku furnizoheshin edhe persona të tjerë.

Gjatë hetimit në kuadër të operacionit “Briri i Kuq”, të koordinuar nga Prokuroria Publike dhe drejtoria e Antimafies, janë kryer tre konfiskime kokaine ndaj disa blerësve të 56-vjeçarit italian, njëri prej të cilëve u arrestua sepse ishte në posedim të rreth 15 gramë kokainë, ndërsa dy të tjera u hetuan në gjendje lirie.

Burrat e secilit çift janë dërguar në burg, kurse gratë u lanë në “arrest shtëpie”.

Ka dyshime se çifti i shqiptarëve në Itali merrej vazhdimisht me shitje droge, pasi janë proceduar e burgosur disa herë.

Check Also

Ukraina paralajmëroi njohje të mundshme të shtetit të Kosovës

Kievi zyrtar paralajmëron një njohje të mundshme të shtetit të Kosovës. Paralajmërimi është bërë nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 + two =