Home / Aktualitet / Habit Monika Kryemadhi: Nuk fle në shtrat me Metën, Iliri vdes për…(VIDEO)

Habit Monika Kryemadhi: Nuk fle në shtrat me Metën, Iliri vdes për…(VIDEO)

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka deklaruar se nuk fle me presidentin Ilir Meta.

Sipas saj, presidenti aktualisht është angazhuar me kushtetutën dhe demokracinë, ndaj e ka lënë pas dore marrëdhënien bashkëshortore.

“Me këtë moshë që jemi ne, nuk i hyjmë në punë njëri-tjetrit. Aktualisht nuk fle me presidentin. Është me kushtetutën dhe demokracinë.”, ka deklaruar Kryemadhi në një intervistë të shkurtër për emisionin “Fiks Fare”.

Kujtojmë se kreu i shtetit, gjatë këtyre ditëve është zhvendosur në Vlorë.

Jeni martuar me mblesëri apo me dashuri?

Jemi puthur në fshehtësi, por dhe jemi dashuruar. Nuk jemi martuar me mblesëri. Por nuk mendoj që kjo është gjë shumë e rëndësishme tani, kur kalamajtë na janë bërë nga 20 e ca vjeç e kusur.

Po që është bërë sebep PS-ja, nuk ka ndonjë gjë nga ana jote tani?

Normal që sebep është bërë PS-ja, sepse kemi qenë anëtarë të Partisë Socialiste. Po përsëri sebep do të jetë PS-ja që më 25 prill socialistët të votojnë LSI-në.

Edhe të forcohet më shumë dashuria…

Absolutisht. Dashuria tek LSI-ja, se me Kushtetutë është e pavarur.

Do martoheshe sot prapë me Ilir Metën ti?

Këto pyetje nuk bëhen në periudhë fushatash elektorale. Se në periudhë fushatash elektorale, në 17 fushata që kam bërë me Ilir Metën, 17 herë jam dënuar me pushkatim, me varje në litar, me burgim të përjetshëm. Kështu që në periudhë fushatash nuk pyetet për dashuri. Aq më shumë 10 ditë para.

 

Check Also

Vrasja e Mehmet Qemës nxjerr në dritë krime të tjera/ Çfarë zbuloi Policia në magazinën e viktimës

Disa ditë pas vrasjes së 27 vjeçarit Mehmet Qema në zonën e 5 majit në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 4 =