Borës që ka mbërthyer të gjithë vendin duket se i janë gëzuar të gjithë shqiptarët, ndërkohë që në shumë prej qarqeve paraqiten vështirësi në qarkullimin e mjeteve, dhe në izolimin e fshatrave të thellë.
Një prej atyre që duket se i është gëzuar më së shumti borës që ka rënë mbrëmë dhe në kryeqytet është këshilltari i presidentit Meta për çështjet e sigurisë Ilir Kulla. Ai ka postuar një video në rrjetet e tij sociale, ku shihet gjysmë i zhveshur dhe që fërkon trupin e tij me borë.
Kulla ka treguar vazhdimisht se i pëlqen moti i ftohtë, por veprimin e tij të sotëm nuk e dimë sesa njerëz do të kishin guxim që ta bënin. Duke iu referuar dhe ditës së sotme, që përkon më atë të të dashuruarve, Kulla e quan si shfaqjen e tij, videon që ka postuar me ndjekësit.
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:
(E.K/Faxweb.al)