Home / Aktualitet / Habit fizikanti i njohur me deklaratën: Në tetor do të takojmë alienët

Habit fizikanti i njohur me deklaratën: Në tetor do të takojmë alienët

Shënojeni në axhenden tuaj: “Tetor 2021 do jetë takimi me alienët”.

Nuk do të jetë një takim alla Independence Day, me anije kozmike të zeza shumë të mëdha që parkojnë në qiejtë e planetit, aq më pak (shpresojmë) si tek Alien, pasi kanë gjetur disa vezë të çuditshme nga ndonjë anë.

Do të jetë pak ndryshe, madje akoma nuk jemi të sigurtë se si do të ndodhë.

Këto hipoteza janë hedhur si shkak i fjalëve të thëna nga fizikanti i famshëm Michio Kaku për The Guardian dhe kanë të bëjnë kryesisht me një moment shumë të rëndësishëm të përparimit tonë teknologjik dhe shkencor, ose më mirë, nisjen e teleskopit hapësinorë të gjeneratës së fundit James Webb.

Ky teleskop, jashtëzakonisht i fuqishëm, duhet të kishte shkuar në orbitë larg Tokës që 10 vite më parë, por ka pasur shumë probleme, disi “turpërues” për komunitetin shkencor që e kanë ndaluar kaq gjatë ngjarjen.

Probleme imxhinierike, gabime, tejkalimet e buxhetit, bllokime të çdo lloji, kanë ndaluar nisjen, por që tani duket se më në fund do të ndodhë.

James Webb Space Telescope do të na lejojë të vëzhgojmë nga afër shumë ekzoplanete, me një nivel analizimi që nuk e kemi patur asnjëherë.

Profesor Kaku-s i është bërë një pyetje specifike rreth qytetërimeve të mundshme aliene dhe ai është përgjigjur në këtë mënyrë:

“Shpejt do të kemi teleskopin Webb në orbitë dhe do të kemi mijëra planete për të parë, dhe prandaj mendoj se probabilitetet të jenë mjaft të larta, se mund të hyjmë në kontakt me një “qytetërim” alien.

Ka disa nga kolegët e mi që mendojnë se duhet të futemi në kontakt me to. Mendoj se është një ide e tmerrshme.

E dimë të gjithë se çfarë ka ndodhur në Montezuma kur ka takuar Cortés në Meksikë, qindra vite më parë.

Personalisht, mendoj se alienët aty jashtë mund të jenë miqësorë, por nuk mund të hedhim short.

Prandaj mendoj se do të vihemi në kontakt, por duhet ta bëjmë me shumë kujdes”.

Ok, pra gjërat janë kështu: në rast se i shikojmë të mendohemi 10 herë para se të veprojmë.

Nuk mund ta dimë çfarë lloj qytetërimi mund të kenë, në çfarë niveli teknologjik janë, do të jenë të aftë të dëgjojnë sinjalet tona në radio?

Ndoshta janë akoma në mesjetën e tyre dhe duhet t’i lëmë.

Gjithsesi, nisja e James Webb është e parashikuar për në tetor.

Ndërkohë të shqetësohemi për atë, të presim 10 vite të tjera do të ishte vërtet tepër./Përktheu: allnews.al

Check Also

Aksident në Itali, plagoset rëndë shqiptari

Një aksident rrugor ka ndodhur në Itali në zonën e Cingolit, me pasojë plagosjen rëndë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty − four =