Home / Kryesore / H.K./GRANDE DAME e shoqërisë europiane

H.K./GRANDE DAME e shoqërisë europiane

Fate VELAJ-
…kur sot në mëngjes telefoni më lajmëroi se H.K. ka ditëlindjen, fillimisht u shqetësova sepse pikturës realizuar për të, nuk i kisha bërë akoma kornizën. Por, ashtu siç isha, fillova të rikujtoj takimet e herëpashershme. Bisedat e gjata në telefon. Atje, në Parisin e largët. Shëtitjet apo drekat në Tiranë, në Mal të Robit apo dhe në parkun e Schönbrunn’it në Vjenë. Sado që nga natyra jam “egoist” dhe i dashuruar me krijimtarinë time, gjë që është normale për një krijues, përsëri, unë nuk di nëse sot, vetëdija ime letrare do të ishte kaq e fortë nëse ata, burrë e grua, nuk do t’më kishin thënë e shkruar fjalë nxitëse. Mua më kujtohet fillimi i vitit 2018, kur Helena më tha se gjatë udhëtimit nga Parisi për Udine, Ismaili, duke e parë që ajo lexonte një grumbull fletësh të shkulura nga romani NILKON, i çuditur, e pyeti përse e kishte copëtuar librin. Fillimisht i dhashë një faqe për ta lexuar, më tha ajo. Ndiqja mimikën e tij dhe vija re që sytë po i qeshnin, hera-herës tundte kokën si aprovim dhe pasi e mbaroi, më kërkoi faqen tjetër e tjetër… -I kujt është ky libër, – më pyeti. -E gjenë dot? -I Fates, – tha ai pasi u mendua shkurt -Po. -Ua. Po ç’e paska këtë stil ai. Sa bukur. Mua më kujtohet kur i lexoja Ismailit ndojnë pjesë nga romani im ‘Kreuztanne’ dhe ai, pasi buzëqeshte, që është si drita e vetëtimëm në qiellin blu të korrikut, më thoshte “…oh sa bukur”. Mua më kujtohet kur i lexova poezinë për babain dhe ai u mblodh nga dhimbja. Mua më kujtohet… Por, unë nuk kam për t’i harruar kurrë ato mesazhet “mbylle trilogjinë Fate. Mbylle. Perëndia ta ka dhënë talentin të na i përcjellësh neve. Lexuesve të tu. Shkruaj sepse e ke të thellë burimin. Njësoj si puset e Melos, babait tënd që dhe sot e kësaj dite nxjerrin akoma naftë. Ulu e shkruaj, shkruaj…” Mua më kujtohet çdo mëngjes i marsit 2018, kur ajo zgjohej në një apartament pranë “Jardin du Luxenbourg” në Paris, dhe në whapp, kishte një kapitull të romanit tim ITAKA, shkruar pa u gdhirë akoma mirë këtu në Tiranë. Dhe, pasi e lexonte fillimisht vetë, priste sa të zgjohej ai dhe, ndonje pjesë, ja lexonte Patriarch’ut të letrave shqipe dhe akoma më tutje. Nuk do të zgjaste shumë dhe do dëgjoja pipëtimën e telefonit e do lexoja përgjigjen: “I pëlqeu shumë”.
Gëzuar ditëlindjen Helena Kadare. GRANDE DAME e shoqërisë Europiane. U tregove me nuhatje të hollë Ismail që atje në Moskën e ftohtë, ju përgjigje asaj letre ardhur nga Tirana e ngrohtë.
Mali i Robit, 21 Shtator 2020

Check Also

Ndërron jetë ish-deputeti shqiptar

Ish-deputeti i Kosovës Ali Shahini është ndarë nga jeta. Lajmin e ka bërë me dije …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − eight =