Home / Kryesore / Guxon Artan Hoxha, publikon emrat e terroristëve grekë që sulmuan ushtrinë shqiptare: Vrasësit nuk janë ndëshkuar ende!

Guxon Artan Hoxha, publikon emrat e terroristëve grekë që sulmuan ushtrinë shqiptare: Vrasësit nuk janë ndëshkuar ende!

 

Mesazhi i plotë i Artan Hoxhës:

10 prill 1994 – 10 prill 2019
Sot mbushen plot 25 vite nga ngjarja e rende, e njohur si “Masakra e Peshkepise”, kur nje komando e armatosur e organizates ultranacinaliste e fashiste MAVI(Fronti per clirimin e Vorio Epirit) e perbere nga pjestare te forcave speciale te ushtrise dhe policise greke, e ndihmuar nga shtetas shqiptare me kombesi greke, sulmoi dhe mori per disa ore peng repartin e Ushtrise Shqiptare ne kufirin me Greqine.

Edhe pse dihet saktesisht se kush jane ekzekutoret dhe pjestaret e komandos terroriste, ende nuk ka asnje te denuar ne lidhje me kete ngjarje, me e renda ne historine e 30 viteve te fundit ne Shqiperi, ku u sulmua dhe u cenua rende integriteti territorial i vendit.

Ja lista me emrat e pjestareve te Komandos terroriste, me emrin “Pirro i Parë’ që realizoi masakren e 10 prillit 1994, qe te mos i harrojme deri sa drejtesia te vihet ne vend. Me poshte identiteti i autoreve dhe mosha e tyre ne momentin e arrestimit, ne vitin 1995, kur ata tentuan te sulmonin repartin kufitar te Ushtrise Shqiptare ne Llongo te Gjirokastres….

-Jorgo Anastasulis, 34 vjeç, oficer i ushtrisë greke me gradën toger.
-Apostolos Karvelas, 26 vjeç, punonjës i policisë greke.
-Mario Kutulla, 25 vjeç, shtetas shqiptar nga Himara, banues në Athinë, punëtor.
-Fredi Bejleri, 23 vjeç, shtetas shqiptar nga Himara, banues në Athinë, me profesion hidraulik.
-Jorgo Kristo, 26 vjeç, shtetas shqiptar nga Himara, banues në Athinë.
-Harallamb Papa, 21 vjeç, shtetas shqiptar, banues në Athinë, punëtor ngarkim – shkarkimi.
-Jorgo Papa, 30 vjeç me profesion teknik frigoriferësh, vëllai i Harallamb Papas.

Mos ndeshkimi i vrasesve te kesaj masakre edhe pas nje cerekshekulli, eshte turpi i qeverive dhe politikaneve shqiptare qe kane qeverisur vendin ne keto dy dekada e gjysem.

Sot me shume se kurre duhet te perkujtohet dhe te nderohet renia ne krye te detyres, ne mbrojtje te teresise territoriale te Republikes se Shqiperise te 2 “Deshmoreve te Atdheut”, Oficerit FATMIR SHEHU dhe ushtarit ne vendin e rojes ARSEN GJINI… Sakrifica dhe gjaku juaj qe ka vaditur token e ketij vendi, nuk do te harrohet kurre… Nderim dhe krenari per “Deshmoret e Atdheut”/Pamfleti.

Check Also

Ja kush është Antony Blinken, sekretari i ri i SHBA-së

Senati votoi mbrëmjen e sotme Antony Blinken si sekretari i ri të shtetit të Shteteve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 + 4 =