Home / Aktualitet / Grupi suedez bën super dhuratë për festat e Nëntorit. Këndon shqip ‘Xhamadani vija vija’

Grupi suedez bën super dhuratë për festat e Nëntorit. Këndon shqip ‘Xhamadani vija vija’

Grupi suedez “MadMan’s Choice” ka sjellë një version origjinal të këngës “Xhamadani Vija Vija” me rastin e festave të nëntorit. Ata kanë njoftuar se këtë e cilësojnë si dhuratë për Kosovën ndërsa shpresojnë që të tejkalohet sa më shpejt pandemia e Covidit.

“Dy vjet më parë ne ishim të ftuar të performojmë në Hardh Fest në Rahovec, Kosovë. Para koncertit vendosëm të provonim një këngë shqiptare si një dhuratë për publikun.

Përgjigja ishte jashtë kësaj bote. Kjo çoi në disa bashkëpunime me Bujar Berishën, Florent Boshnjakun dhe Berat Keqekolla. Kështu që ideja për të bërë një video për këngën “Xhamadani”, erdhi natyrshëm”, kanë shkruar grupi në kanalin YouTube.

Check Also

Aksident tragjik në aksin Levan-Vlorë, humb jetën një vajzë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në aksin Vlorë-Levan, ku një automjet ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 4 =