Home / Aktualitet / Grupi socialist pritet të mblidhet për shkarkimin e Metës, ja ngërçi ligjor që kanë përpara

Grupi socialist pritet të mblidhet për shkarkimin e Metës, ja ngërçi ligjor që kanë përpara

Ashtu siç e shprehu edhe kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla, socilistët mbeten të vendosur për të nisur procedurat për shkarkimin e Presidentit Meta.

Mësohet se të hënën do të nisin procedurat zyrtare për këtë çëshjte teksa, do të ketë një mbledhje të grupit parlamentar të grupit të deputetëve socialistë që do të kryesohet nga kryetari dhe kryeministri Edi Rama.

Në mbledhjen që do të mbahet , pritet të ketë veprime më konkrete të ndërmarra për shkarkimin e presidentit.
Por në prag të veprimeve që mund të ndërmerren, ekziston një problem ligjor që i ndalon t’a bëjnë këtë.

Ligji për komisionet hetimore dhe ato të posaçme e ndalon krijimin e tyre 4 muaj përpara përfundimit të mandatit aktual. Në të tilla kushte koha për të ngritur një komision hetimor nuk është në favorin e PS.
Gjithsesi, pritet që socialistët të diskutojnë për rrugë të ndërmjetme me anë të të cilave të mund të realizojnë qëllimin për shkarkimin e Metës.

Check Also

Vrasja e Mehmet Qemës nxjerr në dritë krime të tjera/ Çfarë zbuloi Policia në magazinën e viktimës

Disa ditë pas vrasjes së 27 vjeçarit Mehmet Qema në zonën e 5 majit në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 − 13 =