Home / Bota / Gruaja rrezikon jetën për një fotografi në rrjete sociale

Gruaja rrezikon jetën për një fotografi në rrjete sociale

Një grua në Sussex ka marrë mijëra komente negative në rrejte sociale, për shkak se vendosi të bënte një fotografi e shtrirë në shinat e trenit. Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin tronditës.

Gruaja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, shtrihet në shinat e trenit e shtiret si e vdekur, ndërsa gruaja tjetër që e shoqëronte e fotografon.

Ajo që ka nxitur irritimin e përdoruesve të rrjetit, është fakti se trau ishte ulur për kalimin e makinave, e shumë shpejt në atë vend do të kalonte treni. Fatmirësisht gratë kanë arritur t’ia hedhin paq kësaj here dhe nuk pësuan lëndime.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar policia e Sussex-it, e cila thotë: Trenat kalojnë në atë vend shpesh dhe me një shpejtësi prej 100 km/h.

Ajo që bënë gratë është e pa imagjinueshme. Nuk mund të rrezikosh jetën për shkrepjen e disa fotografive.

Check Also

Aksidenti më i çuditshëm që mund t’iu kenë zënë sytë, avioni përplaset me makinën

Përplasja e një aeroplani dhe një veture në autostradë ndodhi afër Aeroportit Livermore në shtetin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 4 =