Home / Aktualitet / Gruaja rrëfen amanetin e mjekut që vdiq nga Covid

Gruaja rrëfen amanetin e mjekut që vdiq nga Covid

Mjeku pneumolog, Anibal Byberi, ndërroi jetën në moshën 53-vjeçare si pasojë e Covid-19. Ai u paraqit tek ish-Sanatoriumi në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ditën e sotme ishte e ftuar në studion e “Shqipëria Live”, bashkëshortja e tij Naile Baliaj, e cila tha se kishin 25 vite bashkë.

“Ishim miq, bashkëshortë dhe kolegë. Ishte ai babaxhani dhe njeriu që nuk i prishte qejfin askujt. 22 vite kemi punuar në Tropojë dhe më pas kemi ardhur në Tiranë. Ditën kur shkoi për në banesën e fundit, pritej që të niste punë”, tha ajo.

E pyetur se cili ishte amaneti i tij i fundit, gruaja tha se vajza 4-vjeçare.

“Kur po shkonte në spital kishte merak të vëllain 34 vjeç pasi kishte bërë një ndërhyrje kardiake. Përqafoi gocën e vogël dhe atë më la amanet në momentet e fundit. Por duke qenë mjek ai e kuptoi se si ishte gjendja. Vajza është 4 vjeçe, i kam thënë se babai është te Zoti. Ajo më thotë: ‘Kur një natë ta zërë gjumi Zotin, t’ia marrë babin;, pasi ajo mendon se do të rikthehet sërish. Më duhet të flas me të që ta kuptojë se babai është një engjëll tani dhe e mbron nga lart”, tha Naile.

Check Also

Ilir Meta dekoroi një nga “mafiozët” e përgjimeve të “Ndraghetës”

Më 23 prill 2018, presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur në Presidencë dhe ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen + sixteen =