Home / Aktualitet / Gruaja që futuron, kush është shefja e parë e të gjitha shërbimeve sekrete amerikane?

Gruaja që futuron, kush është shefja e parë e të gjitha shërbimeve sekrete amerikane?

Nga Enver ROBELLI-
Pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 qeveria amerikane erdhi në përfundim se ka munguar koordinimi i duhur mes shërbimeve sekrete amerikane për të luftuar rreziqet që kanosen nga terrorizmi. Për të koordinuar shërbimet e shumta ushtarake, civile, të brendshme dhe të jashtme, u vendos të krijohet posti i drejtorit të shërbimeve sekrete nacionale. Së fundi këtë post e kanë mbajtur Richard Grenell, i mirënjohur diplomat i dobët, por tepër ambicioz, dhe John Ratclie. Tani Joe Biden e ka emëruar në postin e koordinatores së shërbimeve sekrete Avril Haines. Ajo ka një biogra jashtëzakonisht interesante.
Haines është 51-vjeçare dhe është rritur në New York si fëmijë i vetëm, shkruan “Frankfurter Allgemeine Zeitung” në një portret. Si e re ajo u kujdes për të ëmën e saj, e cila vdiq kur Haines ishte sall 15- vjeçare. Pas përfundimit të shkollimit llestar, ajo shkoi në Japoni dhe ndoqi trajnime në një akademi të xhudos. Atje mori rripin bojëkafe – shkalla e dytë për nga rëndësia në xhudo. Mandej Avril Haines u kthye në Chicago, ku studioi zikë teorike. Krahas studimeve ajo restauroi një avion të vjetër, mësoi të uturojë dhe
deshi të kalojë Atlantikun me avion. Por për shkak të problemeve teknike me avionin “Cessna 310” ajo aterroi me Newfoundland. Bashkë me të atëbotë ishte i dashuri i saj, i cili tani është burri i saj.
Pas kësaj aventure Avril Haines shkoi në Baltimore për të shkruar një punim doktorate, por brenda një viti hoqi dorë nga ky synim dhe hapi një librari. Në qytet libraria ishte e njohur, mes tjerash,
edhe për një koleksion të gjerë të literaturës erotike. Pas librarisë Haines iu kthye sërish universitetit dhe studioi drejtësi. Tek pastaj ajo lloi të punojë në administratën shtetërore, së pari në ministrinë e Jashtme, mandej në Senat, ku u njoftua me Joe Bidenin dhe më 2008 iu bashkua ekipit të tij pas zgjedhjes së Barack Obamës president dhe Bidenit nënpresident. Në këtë qeveri Avril Haines punoi në Këshillin për Siguri Nacionale, pastaj u bë zëvendësdrejtori e CIA dhe më vonë zëvendëse e këshilltarit për siguri nacionale. Në katër vitet e fundit ajo ligjëroi në Universitetin Columbia. Gjatë prezantimit si koordinatore e të gjitha shërbimeve sekrete Avril Haines premtoi se përherë do t’ia thotë të vërtetën presidentit. Politika, shtoi Haines, nuk duhet të përzihet në punën e shërbimeve sekrete. Kjo u kuptua si kritikë e ashpër ndaj Donald Trumpit. Avril Haines premtoi se do ta publikojë raportin sekret mbi vrasjen e gazetarit saudit Xhamal Kashogi. Të mërkurën Senati e konrmoi me 81 vota Avril Haines si gruan e parë në postin e drejtores së të shërbimeve sekrete nacionale.

Check Also

COVID/ Një variant i ri më vdekjeprurës po alarmon ekspertët

Varianti i koronavirusit i identifikuar në Kaliforni, është më infektues sesa lloji origjinal i virusit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × 4 =