Home / Bota / Gruaja në “TikTok” thotë se babai i saj ia vendosi emrin e dashnores

Gruaja në “TikTok” thotë se babai i saj ia vendosi emrin e dashnores

Një grua nga Kentucky, SHBA, është bërë virale pasi ndau së fundmi në TikTok historinë e pazakontë që vjen pas emrit të saj.

Sipas medieve të huaja, përdoruesja e medieve sociale, me emrin Kristina, shpjegoi se si prindërit e saj bënë një marrëveshje para se ajo të lindte – nëse do të kishin një djalë, nëna e saj po planifikonte ta quante fëmijën me emrin e babait të saj, por nëse do të ishte vajzë, babai i Kristinës do ta zgjidhte emrin.

Kur foshnja erdhi në jetë, ishte një vajzë, dhe derisa nëna e saj ishte po e merrte vetën pas operacionit, babai i saj zgjodhi një emër dhe plotësoi dokumentet e nevojshme.

Kur nëna e saj e mori veten, ajo kishte tashmë një vajzë me emrin Kristina. Për disa muaj, ajo pretendon se iu pëlqente emri por më pas ata zbuluan të vërtetën në lidhje me frymëzimin që qëndron pas tij.

Rezulton se babai i saj kishte pasur një lidhje dhe ai vendosi fshehtas ta quante foshnjën e tij me emrin e dashnores kështu që nëse ai do të fliste pa qëllim dhe do të thoshte aksidentalisht emrin e saj, të gjithë do të mendonin se ai po fliste për vajzën e tij.

“Kur nëna ime erdhi në vete, mendoj se ajo nuk e urrente emrin, kështu që thjesht u pajtua me këtë fakt, por gjithçka ishte në rregull për disa muaj, derisa mamaja ime zbuloi se babai im po e tradhtonte atë… dhe emri i saj ishte Kristina”, thotë ajo derisa shpjegon historinë në TikTok.

“Kështu që nëse ai do të ngatërrohej dhe do e thërriste atë me emrin e gabuar, ai mund të thoshte se po fliste për mua”, potencoi Kristina.

Check Also

Çfarë shkoi keq në Gjermani?

Sasia e madhe e shiut që u derdh në disa vende të Evropës Qendrore gjatë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × three =