Home / Aktualitet / Gruaja hidhet nga kati i 5 i pallatit, humb jetën

Gruaja hidhet nga kati i 5 i pallatit, humb jetën

Një grua rreth të 40-ave ka humbur jetën pasi është hedhur nga kati i pestë i banesës i pallatit ku jetonte, në Gjirokastër.

Dyshohet se ajo ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.

“Rreth orës 08:45, njoftohemi se në lagjen ‘Granicë’, Gjirokastër shtetasia F. K., rreth 40, në gjendje të rënduar depresive, është vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital”, njoftoi policia.

Menjëherë në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.

Check Also

Maliqi: Uragani popullor është nisur, askush nuk e ndal në 25 prill

Kur kanë mbetur edhe tre ditë nga votimi i 25 prillit, kandidati për deputet në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 + 17 =