Home / Bota / gruaja fotografon objektin e çuditshëm. Të jetë vallë UFO

gruaja fotografon objektin e çuditshëm. Të jetë vallë UFO

Një UFO misterioze me ngjyra të ndezura u kap duke fluturuar mbi det nga një vrapuese plazhi në vrapimin e saj në mëngjes.

Objekti u filmua nga një grua në Gjirin e Meksikës dhe u shpërnda në mediat sociale ku shumë menduan se ishte një anije kozmike aliene.

Kjo pamje u kap në plazhin Miramar në qytetin bregdetar të Ciudad Madero në shtetin meksikan të Tamaulipas më 1 shkurt.

Video, e shpërndarë nga përdoruesi i mediave sociale ‘Patty Azuara’, tregon një objekt të madh me shkëlqim që rri pezull mbi det.

Ajo i përshkroi pamjet në këtë mënyrë: “Sot ndërsa vrapoja në plazh në orën 7.12 të mëngjesit pashë këto drita”.

Shikuesit përdorën mediat sociale për të komentuar videon. Mendimet e disave ishin që kemi të bëjmë thjesht me pamje të diellit, ndërsa të tjerët këmbëngulnin se ishte një UFO.

Media lokale tha se disa njerëz nga zona besojnë se një bazë marsiane ekziston në Gjirin e Meksikës, prandaj zona nuk ka ciklone.

Ruben Goy Hernandez tha: “Njerëzit përreth atje thonë se ekziston një bazë në oqean dhe kjo është arsyeja pse atje nuk ka uragane.”

Latino Meche tha: “Kjo nuk është diçka e re, marsianët kanë qenë në Gjirin e Meksikës për vite me radhë!”

Nuk ka pasur raporte zyrtare që shpjegojnë objektin misterioz të ndritshëm.

Check Also

Koronavirusi/ Pandemia bëhet shqetësuese për Italinë, zgjaten masat kufizuese

Kryeministri Mario Draghi nënshkroi sot dekretin e ri të Presidentit të Këshillit të Ministrave (DPCM) …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × three =