Home / Bota / Gruaja e El Chapos u vetëdorëzua në polici, po bashkëpunon me autoritetet amerikane për të ‘zhytur’ Sinaloa-n

Gruaja e El Chapos u vetëdorëzua në polici, po bashkëpunon me autoritetet amerikane për të ‘zhytur’ Sinaloa-n

Pas arrestimit të gruas së ish-udhëheqësit të kartelës së ‘Sinaloas’, El-Chapo burime për mediat e huaja deklarojnë se Emma Corleone mund të jetë dorëzuar.

Sipas ‘Vice News’, 31-vjeçarja ishte përgatitur për të përballuar akuzat sapo të zbriste në Aeroportin Ndërkombëtar Dulles pranë Uashington DC. Sipas të njëjtave burime dorëzimi i Corleones sinjalizon një marrëveshje mes saj dhe autoriteteve amerikane, ku ajo do të sigurojë informacione ose dëshmi në këmbim të lehtësimit të akuzave ndaj saj.

Ndërkohë Mike Vigil, një ish-agjent i DEA-s dhe njohës i karteleve meksikane, tha për “The Sun” se ajo mund të ketë informacione të vlefshme sepse ka qenë në dijeni të gjithçkaje.

“Emma Coronel gjithmonë ka qenë princesha ‘Narocs’. Babai i saj Inez dhe vëllai Omar ishin trafikantë droge dhe kur u martua me El Chapo-n familjet bashkuan edhe trafikun. Guzman mori në organizatën e tij babain dhe vëllain e saj. Anëtarët e karteleve u besojnë familjarëve më shumë se kujtdo tjetër”, tha Vigil.

“Ajo mund të japë shumë informacione që mund të çojnë në procedimin penal të anëtarëve të tjerë të Kartelit të Sinaloas. Nëse bashkëpunon jeta e saj është në rrezik. Por shtysa e saj mund të jenë dy vajzat e vogla. Nëse përfundon në burg, nuk do t’i shohë më kurrë”.

Coronel u njoh me El Chapo-n kur ishte adoleshente dhe është 32 vite më e vogël se ai. E lindur në Kaliforni, ajo ka nënshtetësi të dyfishtë, meksikane dhe amerikane. Përgjatë gjithë jetës së gruaja e Guzman, ky i fundit ka qenë ose në arrati, ose në burg.

(R.G/Faxweb.al)

Check Also

Parashikimi i Nostradamusit për mbretëreshën Elisabeth

Fizikani dhe astrologu francez, Michel de Notre Dame, që historikisht njihet si Nostradamus, konsiderohet si …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 − two =