Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka publikuar një foto ditën e djeshme, me drejtuesit e qarqeve të kësaj partie, me të cilët do të shkojë në zgjedhjet e 25 prillit.
Në këtë foto, Basha është i ulur në karrige, ndërsa të tjerët janë të gjithë në këmbë. Megjithatë, ajo çfarë ka rënë më shumë në sy është Grida Duma. Të gjithë kanë vënë maskë, por e vetmja që nuk e ka një të tillë është Grida Duma.
Mosvendosja e maskës nga ana e Grida Dumës, në një kohë që ditët e fundit kemi pasur një shtim të madh si të viktimave po ashtu edhe të të infektuarve duket një mesazh shumë i keq nga selia blu.

©Copyright Descript.al