Home / Aktualitet / Greqia nuk ia hap kufijtë Shqipërisë, shtyhet sërish hapja me dy javë, ja kategoritë e përjashtuara

Greqia nuk ia hap kufijtë Shqipërisë, shtyhet sërish hapja me dy javë, ja kategoritë e përjashtuara

Media greke Skai.gr raporton se edhe 2 javë, kufiri me Shqipërinë do të jetë i mbyllur, së bashku me atë të Maqedonisë së Veriut.

Të vetmit që do të lejohen të hyjnë janë vetëm kategoritë e paracaktuara me test tamponi negativ ndaj COVID-19 me vete si dhe aplikimin PFL. Zëvendës ministri Nikos Hardalias doli në një deklaratë duke theksuar se fluturimi edhe për kategoritë e caktuara të lejuara do të ketë kontrolle paraprake për gjendjen e tyre me apo pa COVID-19.

Në fakt, deri më 19 Shtator, kontrollet paraprake do të kryhen mbi pasagjerët e fluturimeve nga Suedia, Belgjika, Bullgaria, Rumania, Emiratet e Bashkuara Arabe, Malta, Shqipëria, Maqedonia Veriore dhe Spanja.

Lidhur me kufijtë tokësorë të vendit, kufizimet e hyrjes për shtetasit e vendeve të caktuara të huaja shtyhen deri më 11 shtator, si dhe kufizimet në lidhje (me rrugë, tragete dhe ajrore) me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, u shpreh Hardalias.

Check Also

Historia mes Esatit dhe Avniut përcaktoi se kujt i çohen lule në varr: Avniut lule djalë!

Nga Sadik BEJKO- Kam bërë një shkrim, kohë më parë, ku them se nuk i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × one =