Home / Kryesore / – GREQIA ÇON NË BURG KRISI-AVGJI

– GREQIA ÇON NË BURG KRISI-AVGJI

Daniel CANA-
(Agimi Artë)

Sot në datën 22-10-2020, të gjitha televizionet dhe shtypi grek, janë përqëndruar në lajmin e bujshëm të dënimit të pjestarëve të organizatës së quajtur “ Krisi avgji”(Agimi i artë).
Kjo organizatë është cilësuar nga të gjithë, brenda dhe jashtë Greqisë, si një organizatë fashiste, për idetë dhe veprimet e saj, të dhunëshme, ekstremiste, ndaj popullit dhe kryesishtë ndaj të huajve në Greqi!
Kjo organizatë ekstremiste, e organizuar si një parti politike, me të njëjtin emër, partia “Agimi i artë”, arriti të ketë një përfaqësi deputetësh aktiv në parlamentin grek, të cilët imponuan mendimet e tyre ekstremiste, në disa raste, në jetën politike të vendit, në hartimin e ligjshmërisë dhe zbatimit të një politike humane në popull.
Unë si gazetar, nuk do të mbush fletën e bardhë me historinë e krijimit, me aktivitetin e gjerë të kësaj organizate, as me numërin e konsiderueshëm të përkrahsëve të saj.
Po përmend edhe një herë shprehjen filozofike : “Drejtësia nuk është vërtetësi, drejtësia është mundësi”.
Shkak për gjykimin e kësaj organizate, dhe çuarjen e disa krerëve të saj në gjykatë, u bënë veprimet ekstremiste të vetë krerëve të partisë “Agimi Artë”, kryesishtë vrasja e një këngëtari, i cili doli hapur kundër veprimeve ekstremiste të kësaj organizate.
Këngëtari Pavlo Fisa, u masakrua, me thikë, në rrugë, për tu bërë shembull i mos bindjes ndaj kësaj partie fashiste. Vrasësi i tij sot ndodhet në burg, i dënuar me burg të përjetshëm, por ajo që nuk kishte marrë dënimin akoma, ishte partia fashiste dhe krerët e saj, dhunues të lirisë dhe të drejtave njerëzore, të mendimit dhe fjalës së lirë.
Kjo organizatë, pas shumë përpjekjesh, të drejtësisë greke, të faljes dhe rigjykimit të tyre, më në fund, sot, në 22-10-2020, u dha drita jeshile të kryhen arrestimet e krerëve ekstremist dhe të shkojnë në burg.
Nga 13 vjet vuajtje dënimi maksimumi, i 7 prej tyre, më kryesorët, së bashku me kryetarin e partisë Nikos Mihalojakos.
Nga 68 antarë që u gjykuan, vetëm 38 arritën të dënohen.
Dënimi i kësaj organizate terrorriste, fashiste, ekstremiste, ka një rëndësi të madhe për opinionin grek dhe atë botëror, sidomos për vendet si Shqipëria që ka një numër të konsiderueshëm emigrantësh në këtë shtet.
Unë personalisht nuk jam optimist për dënimin e kësaj organizate, më duket e gjitha një farsë, një film artistik, i cili do të godas të keqen nëpërmjet skenave të xhirimit.
Këtë e them nga përvoja 27 vjeçare që jetoj në këtë shtet. Të më falin ata që mendojnë se me gjykimin e Mihalojakos, Kacidhiaris, Papas, Gjermeni, etj.etj. Merr fund rracizmi, sidomos kundër emigrantëve shqiptar…!
Këtë e them me bindje dhe bindja gjithmon është individuale, nuk mundem tu mbush mëndjen të tjerëve!
Që të arrij Greqia, të mposht dhe mund rracizmin, do ti duhet në radhë të parë dëshira, pastaj mundimi, veprimi.
Nuk e fsheh dhe nuk ja hedh poshtë se dëshira e mirë ekziston, por kjo ka mbetur vetëm dëshirë, eufori, e shprehur në deklarata të ndryshme të politikanëve apo drejtuesve të shtetit.
– Shprehja rraciste e politikës greke është e rrënjosur në ligje, në ato ligje që ndajnë puntorin vëndas, nga emigranti, që ndajnë emigrantin shqiptar në vorio-epiriot dhe alvanos!
– Rracizmi shprehet në ato ligje të marrjes së lejes së qëndrimit, kur mbas 27 vjetëve, nga leje pa afat që ka pasur emigranti, ja kthejnë në leje 3 vjeçare, me gjoja mos realizimin e të ardhurave!
– Rracizmi shprehet në vendosjen e kushteve plotësimin e të ardhurave 7600 euro, për një emigrant të brezit të dytë, i cili edhe shkollën e ka bërë në greqi, për të marrë një leje 5 vjeçare, duke paguar 150 euro!
– Rracizmi shprehet në OAED kur emigrantit shqiptar ja bëjnë pashaportën fije-fije se mos ka shkuar në Shqipëri dhe ti presin asistencën sociale!
– Rracizmi shprehet në mospranimin në punë shtetërore e nxënësve emigrantë, pavarësisht se mbarojnë shkëlqyer universitetin shtetëror në Greqi!
– Rracizmi shprehet në shpërndarjen e asistencës sociale, të banesave, të ndihmës së papunësisë, të shëndetësisë etj.
Ka shumë dritare e deriçka ku emigranti ehde sot, pas 30 vjetësh del i tepërt!
– Rracizmi shprehet në marrjen e shtetësisë greke, kur aplikon, paguan një shumë nga 900 euro, që ishte, u bë 700 euro dhe pas 10 vjetësh akoma s’ke marrë përgjigje…!
– Rracizmi shprehet tek mos njohja e lejeve të drejtimit të mjetit, patentat, të cilat parlamenti ka dhënë dritën jeshile që në shkurt dhe akoma nuk është bërë realitet…!
– Rracizmi shprehet tek mos njohja e sigurimeve dhe pensioneve…etj.
Ka shumë ligje të vendosura mbi idetë udhëheqëse të asaj partie që sot u dënua botërisht, publikishtë.
Dikush mund të krijoi idenë se me shkuarjen në burg të 7 antarëve të Agimit të Artë, merr fund edhe sjellja rraciste në Greqi! Jo! Ky është fillimi, i një revolucioni në ndërgjegjen e grekëve, për të arritur disa standarde që bota e qytetëruar i ka me kohë, saqë sot janë bërë shprehje e çdo nëpunësi, zyrtari, apo qytetari.
Në Gjermani një herë të vetme të kërkojnë çertifikatën familjare, apo personale, të cilën e skanojnë dhe ta kthejnë përsëri, dhe atë e ke përgjithmon! Në Greqi na kërkojnë çdo 3 muaj, të përkthyer, të vulosur me 5 vula, kanë mbushur dosje të tëra me çertifikata shqiptare…!
E pra, duhet të shikojmë larg, për të gjykuar nëse jetojmë në një vend të qytetëruar, të zhvilluar, apo të prapambetur. Mirë është që njerzit të shikojnë dhe korigjojnë gabimet në vet-veten, pastaj tek shoqëria. Sot që dëgjova disa nga krerët e Agimit të artë, të cilët i kishin intervistuar, asnjë nuk pranonte fajin, të gjithë thoshin jam i pa fajshëm, do kthehem përsëri me të tilla mendime dhe veprime…!
Të gjithë këta që shprehen kështu dhe hiqen si heronj, përfitojnë nga sistemi gjysmak i drejtësisë, deri sa edhe kryeprokurorja del hapur me idenë e faljes së veprimtarisë terroriste të Agimit të artë.
Në një gjë jam shumë optimist, se në greqi, ka një bërthamë të mirë të veprimtarëve të drejt, ekziston mundësia e instalimit të një kulture të vërtetë demokratike, siç ka edhe emrin historik të lindjes së demokracisë, por duhet të punojnë dhe të pastrojnë nga rrënjët administratën e korruptuar, e cila i përmbys të gjitha rezultatet.
Unë uroj rrugë të mbarë drejtësisë greke, të ndriçoj në Evropë, për emrin e mirë të saj dhe të qytetarëve grek.

@cana 22-10-2020

Check Also

Shkarkimi i Luan Dacit nga KPA, flet Zaçe Islami

Avokati Zaçe Islami ka qenë i ftuar sot në Fax news, ku ka folur lidhur …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen − 7 =