Një grabitje me dhunë ka ndodhur gjatë natës së djeshme në kryeqytet, ku dy persona ende të paidentifikuar kanë bastisur bannesën e një të moshuare. ]
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Myslim Keta” dhe e moshuara është shtetasja me inicialet N. Ç, 80 vjeçe.
Grabitësit kanë mundur të marrin një shumë të konsiderueshme parash, ndërkohë që vijon puna e grupit hetimor për identifikimin dhe arrestimin e tyre.
Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë
Gjatë natës, në rrugën “Myslim Keta”, dy persona të paidentifikuar kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetases N. Ç, 80 vjeçe. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.