Home / Aktualitet / Grabitja në Durrës, policia jep detaje: Dy persona i kanë marrë një sasi lekësh punonjësit të karburantit

Grabitja në Durrës, policia jep detaje: Dy persona i kanë marrë një sasi lekësh punonjësit të karburantit

Policia e Durrësit ka dhënë detaje në lidhje me grabitjen e një pike karburanti në autostradën Tiranë- Durrës, në zonën e Fllakës. Policia bën me dije se dy persona i kanë marrë me dhunë një shumë parash punonjësit të karburantit i cili mbledh lekët e xhiros ditore, por pa specifikuar shumën.

Blutë e Durrësit dhe grupi hetimor po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i plotë: Durrës / Informacion paraprak

Më datë 06.06.2021, në autostradën Tiranë- Durrës, në Fllakë,  në sheshpushimin e një karburanti,  dy persona me dhunë i kanë marrë një sasi lekësh shtetasit, i cili mbledh lekët e xhiros së karburantit dhe janë larguar me një mjet.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë të cilët kanë ngritur pika kontrolli dhe po punojnë për kapjen e  autorëve.

Gjithashtu në kuadër të zbulimit të plotë të  rrethanave të ngjarjes janë shoqëruar dëshmitarë nga vendi i ngjarjes.

Check Also

Një histori që të lë pa frymë, e një familje greke në Amerikë, në kërkim të rrënjëve shqiptare

Nga Altin RAXHMI- Këtë verë bëhen pesë vjet prej kur e pata intervistuar studiuesen amerikane Annette …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 − fourteen =