Home / Aktualitet / Grabitja e argjendarisë në Gjirokastër, dyshohet se u organizua nga ish-burri i shitëses

Grabitja e argjendarisë në Gjirokastër, dyshohet se u organizua nga ish-burri i shitëses

Identifikohen autorët e dyshuarpër grabitjen e një argjendarie, që ndodhi pasditen e djeshme në Gjirokastër. Burime policore bëjnë me dije se personi i cili dyshohet si organizator është Armando Mevlani, ish-burri i njërës prej shitëseve në këtë dyqan, i cili tashmë është shpallur në kërkim.

Mevlani dyshohet se nuk ka qenë brenda në dyqan në momentin e grabitjes, por ka qenë organizator, duke qenë se kishte informacione për dyqanin.

Persona të armatosur me kallash hynë gjatë ditës së djeshme brenda në argjendari, ku dyshohet se kanë marrë një sasi të madhe sendesh me vlerë, që kanë qenë në banak.

Në lidhje me këtë ngjarje, policia po punon për kapjen e autorëve, ndërsa nuk ka ende një bilanc të qartë për vlerën e sendeve të vjedhura.

Check Also

Tensionet para zgjedhjeve, Duka: Mandatet e përgjakura krijojnë frikë

Kreu i PAA-së, Agron Duka, thotë se duhet eliminuar çdo tensionim partiak, duke iu referuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × four =