Home / Kronike / Kronike / Grabitet me armë biznesmeni në Peqin

Grabitet me armë biznesmeni në Peqin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Peqin, ku është grabitur me armë pronari i një supermarketi që ndodhet në qendër të qytetit.

Burime bëjnë me dije se personi që është grabitur, nga persona ende të paidentifikuar është shtetasi Agim Spahiu.

Mësohet se grabitësit kanë qenë tre dhe i kanë marrë Spahiut një shumë parash, e cila ende nuk dihet me saktësi.

Autorët, pas grabitjes, janë larguar me një automjet që i priste në vendin ku kryen grabitjen. Policia vijon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Check Also

Po transportonte emigrantë të paligjshëm me “Touareg”, në pranga 20 vjeçari në Kukës

Ditën e sotme Policia Kufitare në Kukës ka arrestuar një 20 vjeçar i cili po …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen − four =