Home / Aktualitet / Grabitësit hyjnë të qetë dhe vjedhin argjendarinë në mes të ditës në Gjirokastër

Grabitësit hyjnë të qetë dhe vjedhin argjendarinë në mes të ditës në Gjirokastër

Ora News sjell ekskluzivisht pamjet e grabitjes së argjendarisë në qendër të qytetit të Gjirokastrës.

Ngjarja u shënua pasditen e 31 marsit, ndërkohë policia ka shpallur në kërkim ish bashkëshortin e gruas së argjendarisë.

Në video duket moment kur një burrë me size dhe me një xhup ngjyrë lejla hyn në argjendari dhe më pas nxjerr dhe automatikun që e ka të fshehur poshtë xhupit. Pas tij hyn dhe një djalë i ri i cili pasi vendos doreza nis të fusë në çantë bizhuteritë.

Burri pasi ka nxjerrë automatikun e fsheh prapa kurrizit ndërsa duket se komunikon me shitësen.

“Më datë 31.03.2021, rreth orës 18:10, në lagjen “18 Shtatori”, në një argjendari, dy persona të paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e armës, kanë vjedhur sende me vlerë dhe më pas janë larguar me shpejtësi. Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.” – njoftoi dje polcia.

Më pas dy autorët janë larguar në këmbë.

Check Also

Brenda burgut ku po mbahet ish-polici që vrau George Floyd

Ish-polici që vrau George Floyd po mbahet në një burg të sigurisë së lartë, ndërkohë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − nineteen =