Home / Aktualitet / Grabitën me armë banesën në Roskovec dhe plagosën 1 person, arrestohet një nga autorët

Grabitën me armë banesën në Roskovec dhe plagosën 1 person, arrestohet një nga autorët

Policia e Fierit ka arrestuar ditën e sotme, një prej 4 autorëve të grabitjes së kryer në Roskovec më datë 10 Shkurt, ku u plagos kushëriri i të zotit të shtëpisë, shtetasi Arben Çepele, 40 vjeç.

Në pranga ditën e sotme ka përfunduar shtetasi Adolf Gjaçi, 30-vjeç, ndërkohë që policia po punon për identifikimin dhe restimin e personave të tjerë pjesëmarrës në grabitje

Njoftimi i plotë i policisë: Fier

Vijon puna hetimore e strukturave të Drejtorisë Vendore te Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, për zbardhjen e vjedhjes me armë të mbetur në tentativë, mbrëmjen e datës 10.02.2021, në Roskovec.

Si rezultat i punës intensive profesionale operative dhe hetimeve të pandërprera është dokumentuar me prova shkencore autorësia e një prej personave të përfshirë në ngjarjen e ndodhur në datë 10.02.2021, në Roskovec, ku katër persona të maskuar dhe me armë zjarri tentuan të vidhnin banesën e shtetasit A. Ç., 57 vjeç dhe për pasojë mbeti i plagosur në këmbë kushëriri i 57-vjeçarit, shtetasi A. Ç, 47 vjeç.

Si rezultat i vlerësimit maksimal të kësaj ngjarjeje është kapur dhe vënë në pranga, për veprat penale “Vjedhja me armë” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”, shtetasi: A.Gj., 30 vjeç, banues në Mirditë (i proceduar penalisht më parë për “Shkatërrim prone”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Kanosja” dhe “Armëmbajtje pa leje”, si edhe i dënuar më parë në Angli, për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”).

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Kujtojmë se grabitja në Roskovec ndodhi në banesën e shtetasit Arben Çepele, 65-vjeç, ku mbeti i plagosur në këmbë kushëriri i tij me të njëjtin emër.(F.M/Faxweb.al)

Check Also

Qytetarët grumbull para spitalit të Shkodrës. Asnjë reagim nga institucionet

Ndonëse Ministria e Shëndetësisë në protokollin e masave antiCovid ka dhënë urdhrin për ndalimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 + three =