Një rekordmen brenda dhe jashtë fushës. Zlatan Ibrahimovic asnjëherë nuk heziton të mahnitë në karrierën e tij mbresëlënëse.
Sulmuesi veteran shënoi dy herë në fitoren e Milanit ndaj Crotones dhe në këtë mënyrë shënoi golat 500 dhe 501 në karrierën e tij me klube.
Ndërsa në deklaratën për mediat ishte shumë modest duke thënë: “Kjo do të thotë se i kam shënuar disa gola në karrierën time…”, ai ka zgjedhur një mënyrë luksoze për të festuar në rrjetet sociale.
Në profilin e tij në Instagram, ku numëron mbi 46.5 milionë ndjekës, 39-vjeçari ka publikuar një fotografi, në të cilën ka pozuar me një Ferrari Monza SP2.