Home / Aktualitet / Goditet familja mafioze italiane, i sekuestrohet pasuri dhe në Shqipëri

Goditet familja mafioze italiane, i sekuestrohet pasuri dhe në Shqipëri

Në një mega-operacion të orëve të fundit, policia financiare italiane ka sekuestruar disa objekte dhe pasurin me vlerë 12 milion euro, të cilat i përkisnin klanit Scalisi, i iniciuar nga familja Laudani. Pasuritë u sekuestruan në shtatë provinca të gjashtë rajoneve italiane dhe po ashtu edhe në Shqipëri, me bashkëpunimin e Europol.

Sipas mediave italiane, hetimet e mëtejshme kanë bërë të mundur që të identifikohen investimet e të ardhurave të paligjshme të kreut të klanit Scalisi, të njohur ndryshe edhe si familja mafioze Laudani.

Hetimi, hodhi dritë mbi ‘pastrimin’ e të ardhurave të paligjshme të bosit historik Giuseppe Scarvaglieri, aktualisht i burgosur dhe aktiviteteve sipërmarrëse të menaxhuara nga nipi i tij, Salvatore Calcagno, dhe nga sipërmarrësit Antonio Siverino dhe djali i tij Francesco. Këta të fundit kanë përdorur emra të ndryshëm për krijimin e ndërmarrjeve të shumta që veprojnë në të gjithë territorin kombëtar.

Masat e sekuestros u janë vendosur aksioneve e personave të përfshirë në krim në ndërmarrje të shumta dhe ndërmarrjeve në sektorin e transportit dhe tregtimin e produkteve të naftës.

Sekuestrimet janë duke u zhvilluar në Catania, Romë, Milano, Novara, Udine, Varese dhe Verona, Bullgari dhe Shqipëri.

Në bazë të të dhënave në mediat italiane janë sekuestruar katër kompani: La Nuova Group Srls dhe Express Srls me seli në Catania; Immobiliare International në Verona; dhe Petrol Group Srl në Cologno Monzese (Mi), AB Logistica Srls dhe Prima Logisti me qendër në Catania dhe Sive International Ltd në Sofje (Bullgari).

Operacioni, i quajtur ‘Follow the money II’, është vazhdim i operacionit të Guardia di Finanza të Catania, e cila në 10 shkurt sekuestroi mbi 1.9 milion euro në cash.

Check Also

“Ka korrupsion”, Kryeministri Rama kritikon drejtuesit e Policisë

Kryeministri Edi Rama kritikoi sot hapur drejtuesit e policisë në qarqe dhe madje i akuzoi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × 1 =