Home / Editorial / GJYKATAT NË KOLAPS, POR SI DHE KUR DO DILET?

GJYKATAT NË KOLAPS, POR SI DHE KUR DO DILET?

Gjatë një raportimi në Komisionin parlamentar të Ligjeve kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Naureda Llagami, ka spikatur situatën që ende vijon të zotërojë gjykatat për shkak të mungesës së gjyqtarëve, një pjesë e të cilëve të shkarkuar, apo pezulluar, si pasojë e procesit të vettingut.

“…Është shumë e vështirë, kemi pasur humbje njerëzore për shkak të Vettingut.  Janë shkarkuar 13 gjyqtarë me vendim të formës së prerë, 25 të tjerë janë pezulluar, por nuk vazhdojnë dot të gjykojnë çështjet…

Përveç kostove financiare dhe mungesa e gjyqtarëve është dhe hezitimi për të aplikuar në KLGJ. Gjykata e Apelit është shumë problematike, kjo është thembra e Akilit e sistemit. Nga 78 gjyqtarë që duhet të jenë, janë 25 gjyqtarë. Në fund të vitit ishin 27 dhe çdo ditë e më shumë ulet ky numër. Apeli Administrativ ka uljen më të madhe të efektivitetit të çështjeve. Që të gjykohet në Apelet e rretheve një çështje duhen 2-3 muaj, ndërsa një qytetar i Tiranës duhet të presë 4 vjet. Grupimi i Apeleve do të mundësonte që gjykimi i çështjeve të ishte i drejtë dhe i barabartë. Gjykatat janë në kolaps”, – artikuloi ndër të tjera kryetarja Llagami, duke theksuar një situatë të ditur ,nga pjesa dërmuese e shqiptarëve për të cilët shqetësim përbën dhenia e një përgjigjeje për pyetjen “Por kur dhe si do të dilet nga ky kolaps”, që përditë po vonon dhenien e drejtësisë për palët ndërgjyqëse?!/Arberianews.net

Check Also

Skenari i plehrave: Si u dhjetëfishuan kostot e menaxhimit të mbetjeve të Durrësit

Javën e parë të qershorit, kontejnerët e mbeturinave në Durrës u tejmbushën sërish me plehra, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × 1 =