Home / Aktualitet / Gjykata e Hagës pa asnjë simbol të Kosovës, Rexhep Mejdani ‘ultimatum’ politikës kosovare: Ndaloni funksionimin e Speciales

Gjykata e Hagës pa asnjë simbol të Kosovës, Rexhep Mejdani ‘ultimatum’ politikës kosovare: Ndaloni funksionimin e Speciales

Ish-presidenti Rexhep Mejdani, me anën e një statusi në facebook, ka komentuar zhvillimet më të fundit nga procesi gjyqësor në Hagë, për krerët kryesor të UÇk-së. Mejdani shprehet se nëse në Gjykatën ku po zhvillohet procesi, nuk ka asnjë simbol të shtetit të Kosovës, atëherë Kuvendi i Kosovës duhet të ndërrmarrë një sërë amendamentesh ligjore të ndërprerjes së funksionimit GJykatës Speciale, e pompuar si gjykatë ndërkombëtare.

Postimi i plotë: Me beri pershtypje nje pasazh tek Lapsi.al. Sipas tij, avokati mbrojtes i presidentit H. Thaci, David Hooper, thekson nder te tjera: “Ku janë pretendimet për trafikimin e organeve, sepse këto ishin shumë të rëndësishme për lindjen e kësaj gjykate”.

Ndërkohë që Thaçi është përgjigjur shkurt vetëm për pyetjet e domosdoshme duke thënë se avokati i parashtroi më së miri pretendimet e tij, vete avokati pohoi me bindje se informacioni për mbajtjen në arrest të ish presidentit ishte i paplotë, se sjellja e tij në sallë me pranga ishte një turp dhe se salla gjykatës nuk kishte asnjë shenjë që të tregonte se ai qe një institucion kosovar, i miratuar nga parlamenti i këtij vendi.

Nese me te vertete, ne sallen e kesaj gjykate nuk ka asnje shenje te nje institucioni kosovar, atehere, me urgjence, Kuvendi i Kosoves duhet te ndermarre inisiativen e domosdoshme per amendamente ligjore rregulluese e imponuese, pse jo dhe per vendosjen e nje afati koheshkurter te nderprerjes se funksionimit te kesaj sajese politike, te miratuar ne nje parlament vendor dhe te “pompuar” si gjoja nje gjykate nderkombetare!…

Check Also

SHBA sanksione ndaj kompanive kineze e ruse; kanë bashkëpunuar me Iranin

Shtetet e Bashkuara njoftuan sanksionet ekonomike të premten ndaj kompanive kineze dhe ruse që Uashingtoni …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − 19 =