Home / Aktualitet / Gjykata e Fierit jep masën e sigurisë për tre të arrestuarit

Gjykata e Fierit jep masën e sigurisë për tre të arrestuarit

Ditën e sotme kanë dalë përpara gjykatës së Fierit, 3 personat të cilët rrahën brutalisht një 57-vjeçar mbrëmjen e së premtes në Ballsh.

Gjyqtari Piro Sota ka vendosur të lërë në “Arrest shtëpiak”, Festim Alimerkajn, 53 vjeç, dhe Ferdinand Merën 42 vjeç, ndërkohë që Fitim Zekaj 44 vjeç, me probleme mendore, iu dha masa detyrim paraqitje.

Të tre këta persona pasi kishin pirë së bashku rrahën brutalisht mikun e tyre Pelivan Sinarrapaj 57-vjeç, i cili u transportua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, me fraktura të shumta në trup dhe në kokë.

Gjendja e Sinarrapajt shfaqet e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën ditën e sotme.

Check Also

Mutacionet e Covid-19 e bëjnë shqetësuese situatën në Greqi, rritet numri i të moshave të reja në spitale

Është shtuar ankthi nga koronavirusi në Greqi, pas numrit gjithnjë në rritje të të rinjve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12 − seven =